Për të tretën ditë me radhë, Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Bejrut

14 Nëntor 2024, 13:17Bota TEMA
Për të tretën ditë me radhë, Izraeli vazhdon sulmet

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Bejrut për të tretën ditë me radhë, duke goditur caqet e kontrolluara nga Hezbollahu, grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Sulmet izraelite goditën lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez mëngjesin e 14 nëntorit, pas bombardimeve të rënda të kryera një natë më parë.

Qiellin e Bejrutit e kanë mbuluar shtëllungat e tymit, teksa sulmet ajrore po vazhdojnë. Ndërkaq, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Liban, gjatë natës Izraeli ka sulmuar Bint Jeil në jug të shtetit.

Pesë persona raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve izraelite.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, situata u përshkallëzua dhe Izraeli nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore ndaj Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hezbollahu është grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë krahun ushtarak, por jo edhe grupin politik të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Autoritetet libaneze ende nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave nga sulmet e të enjtes në Bejrut. Por, shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit thonë se të paktën 3.365 persona janë vrarë dhe 14.344 të tjerë janë plagosur.

2 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Bravo i qofte Izraelit !!! Hypni dhe pak me siper ne veri e zhdukni dhe gerrrrko arabi jevgu gjakdhjeri ...rraca me e poshter e universit....!!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Israeli eshte ne nje te drejte te pamohueshme. Hezbollah e ka sulmuar Israelin megjithe paralajmerimet e njepasnjeshme. Ai ishte momenti i marreveshjes. Pra aty mund te ndaleshin ne vend qe te leshonin rraketa kunder banoreve. Pasoja tani eshte e pashmangshme. Israeli nuk po lufton per te tashmen por po u jep nje leksion qe tu sherbeje per 50 vjetet qe vijne. Libani dhe Palestina ose duhet te mesojne qe te ulen ne tavoline si njerez dhe te merren vesh per te ardhmen ose duhet te kuptojne qe po shkrepe zjarr, zjarr do kete edhe ne shtepine e tyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje