Përgjaket kryeqyteti norvegjez, 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

25 Qershor 2022, 19:02Bota TEMA

Përgjaket kryeqyteti norvegjez, 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në dy lokale në Oslo.

Policia e kryeqytetit norvegjez konfirmoi dy të vdekur dhe 21 të plagosur. Një nga lokalet ishte nje klub nate, i frekuentuar nga homoseksualët, veçanërisht në këto ditë kur zhvillohet parada e Oslos.

“Dukej si një skenë lufte, me shumë njerëz në tokë të lënduar nga të shtënat”, tha një dëshmitar për mediat norvegjeze.

“Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku qëllonte”, shtoi një grua, shkruan CNN .

Autorit të të shtënave iu sekuestruan dy armë zjarri, pas arrestimit. I dyshuari është person i njohur për shërbimet e sigurisë në Norvegji.

Sipas policisë, ky akt është kryer vetëm nga një person. Policia norvegjeze tha se po e trajtonte ngjarjen si “akt terrorist”. Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm dhe shokues ndaj personave të pafajshëm”.

Pas këtij akti, autoritetet anuluan Marshimin e Krenarisë në Oslo, një event i organizuar nga komuniteti LGBTI dhe i planifikuar për sot pasdite.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Makron (corapekuqit): Krimineli eshte rraca e birazereve te tu muslims qe ti kerkon te na i shtosh ne familien tone kristiane.....

    Lini një Përgjigje