Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar zyrtarisht lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës 6-vjeçare, e mbijetuar nga ngjarja tragjike në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj si pasojë e një zjarri në banesë.
Në reagim Ministria bënë me dije se e mitura, aktualisht është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në QSUT ka shkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.
Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.
MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës.
Lutjuni Zotit te Madherishem. Te ja lehtesoje vuajtjen asaj femije. Me besoni lutja ka fuqi te madhe.