Plani sekret i Johnson: Do i rrëmbejë BE-së Ukrainën, Poloninë, Turqinë e vendet baltike! Çfarë thuhet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

26 Maj 2022, 16:30Bota TEMA

Plani sekret i Johnson: Do i rrëmbejë BE-së Ukrainën,

Mbrëmja e profilit më të lartë për Evropën ishte planifikuar për të martën në Davos të Zvicrës. Në tavolinat e një sallë të izoluar në qendër të Kongresit u ulën tre kryeministra të BE-së, ai i Belgjikës, Greqisë dhe Spanjës.

Pranë tyre presidentja e bankës qendrore evropiane Christine Lagarde, dy pesha të rënda të Komisionit të Brukselit si Paolo Gentiloni dhe Frans Timmermas, shumë ministra nga vende të ndryshme dhe shefi i inteligjencës së jashtme në Paris.

Megjithatë mungonte i ftuari më i shumëpritur në këtë mbledhje, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, prezenca e të cilit ishte njoftuar në nisje të takimit, por që nuk u shfaq kurrë.

Sipas medias italiane Corriere Della Sera, në parim Kuleba nuk ka humbur shumë, sepse struktura evropiane në nivelin e saj më të lartë e shmangu thuajse plotësisht përmendjen e luftës në kufijtë e BE gjatë gjithë mbrëmjes.

Por pikërisht këto heshtje ndonjëherë surreale dhe mungesa e të ftuarit të Kievit kanë ekspozuar tensionin rrëshqitës mes Ukrainës dhe disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Pikërisht në këtë hapësirë, Boris Johnson sipas prestigjiozes përtej Adriatikut, po përpiqet të fusë veten në lojë, me një iniciativë që synon të prishë kartat në Evropë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe po mendon krijimin e një sistemi të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake, si alternativë ndaj Bashkimit Evropian, që do të mbledh vendet e bashkuara nga mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj mënyrës së reagimit të Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus.

“Boris Johnson e ka endur rrjetën e tij për më shumë se një muaj”, shkruan media italiane që i referohet disa njerëzve të njohur me bisedimet dhe të pranishëm këto ditë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Kryeministri ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill. Modeli i Komonuelthit Evropian që ka në mendje Boris Johnson do të kishte Britaninë e Madhe si udhëheqëse dhe do të përfshinte, përveç Ukrainës, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe potencialisht Turqinë në një datë të mëvonshme. Që nga vizita e kryeministrit të Londrës në Kiev, bisedimet kanë vazhduar dhe miqësia britanike ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më urgjente dhe më e detajuar”, nënvizohet më tej në shkrim.

Ndërkohë, nga ajo që raportojnë pak njerëz të informuar jashtë Londrës, Johnson propozon një aleancë shtetesh xheloze për sovranitetin e tyre kombëtar, liberalë në ekonomi dhe të vendosur deri në papranueshmërinë maksimale ndaj kërcënimit ushtarak të Moskës.

Qeveria e Kievit, nga ana e saj, nuk ka mbajtur qëndrim për iniciativën britanike, por për momentin nuk i ka ndalur diskutimet mbi të. Elita ukrainase është e bindur se në pallatet e pushtetit në Gjermani dhe Francë, shumë pak shpresojnë për humbjen e Vladimir Putinit: vonesat në sanksionet dhe armët që do të dërgohen tani kanë hapur një hendek politik. Prandaj, Zelensky është duke pritur për samitin evropian më 23 qershor, kur liderët e 27 vendeve do të thirren për të vendosur nëse do t’i njohin Ukrainës statusin e “kandidatit” për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nuk është e sigurt se vendimi i 23 qershorit do të jetë ai që shpreson Ukraina, edhe sepse do të ngrinte protestat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që presin prej vitesh statusin e “kandidatit”. Prandaj, sipas disa negociatorëve, ekziston edhe një hipotezë tjetër: udhëheqësit e 27 vendeve anëtare mund të kufizohen në deklarimin e paqartë se Kievi ka një “perspektivë evropiane” (e ashtuquajtura “formula e Selanikut”).

Në atë rast Zelensky do ta merrte më seriozisht ofertën alternative të Boris Johnson. Është gjithashtu e mundur që thashethemet për këto kontakte të qarkullojnë tani, pikërisht për të bërë presion ndaj liderëve evropianë përpara vendimeve në qershor.

Është gjithashtu e mundshme që projekti britanik të mos jetë i suksesshëm, pasi Londra nuk ka kapacitetin e Bashkimit Evropian për të mbështetur financiarisht Ukrainën, as nuk thuhet se Polonia apo vendet baltike ndërmarrin një nismë që mund të komprometojë marrëdhëniet me Brukselin.
Johnson sigurisht që kërkon një dividend politik, vëren një ministër evropian. Ai thotë: “Kryeministri shpreson të ketë një kartë shtesë në marrëveshjen me Brukselin që ai vetë do të donte ta rihapte për Brexit”.

Në këtë mënyrë Londra përpiqet të prishë ekuilibrin në kontinent, dhe duke vepruar kështu, mund të përfundojë në zbulimin e një linje thyerjeje që tani ekziston me të vërtetë në grupin e 27 vendeve anëtare.

Atë midis vendeve që po e ndihmojnë më me vendosmëri Ukrainën – Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia mbi të gjitha – dhe atyre që e bëjnë atë në një mënyrë më cinike dhe duke hezituar. Sipas vlerësimeve të Arianna Antezza nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, vetëm Londra deri më tani ka ofruar më shumë ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Kievin në luftë sesa i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe Polonia ka dhënë më shumë se Gjermania, Franca dhe Italia. Kështu lufta e Vladimir Putinit, tashmë në muajin e saj të katërt, fillon të hapë çarjet e para politike në Evropë.

14 Komente

  1. J
    Jorgo

    po Shqiperine o qyq pse s'e perfshin?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Transparent

      Jorgo vllai. Mos u bej xheloz, se ne nuk kemi dale ne semafor, qe te na marre ne makine i pari qe kalon.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Genti

      Ky bastardi turk që udhëheq Britaninë dhe që e nxorri nga BE tani po përpiqet ta minojë vetë BE-në me planë megalomane për një Perandori Britanike që përçan dhe copton Evropën për interesat e saj ekonomike. Si duket ka edhe bekimin e SHBA-së për një Evropë të dobët ku Britania të bëhet Mbretëresha në fushën e shahut politik që lëviz nga do dhe që bën çorap ç'do gjë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lenci bira

        Gent si me i zgjar qe je pse nuk i afron asistenc kryeministrit britanik Boris Johnson apo je i zene me salih bin laden

        Përgjigjjuni
      2. E
        E verteta e vertete

        Le te supozojme: 1. Brexit ishte nje fitore e padiskutueshme e Putinit ne planet e tij per te percare e shbere BE. Eshte vertetuar 100% qe Moska luajti rol te rendesishem dhe percaktues nepermjet propagandes fake, hackerimit te sistemit legjislativ etj. Si ne zgjedhjet amerikane. Po ashtu destabilizimi i Lindjes se larget dhe asaj te aferme si dhe i Afrikes nga Moska, shkaktoi dhe shkakton ende valen e emigracionit biblik qe goditi dhe vazhdon te godase Europen dhe unitetin e BE me fort se nje berthamore…. Boris dhe partia e tij u bene aleate te ketij qellimi. Ne me te mirin e supozimeve e bene se e hengren karemin e Putinit. Ne me te keqin supozim se mund te kene ngrene para…..etj. Ka ndodhur ne Austri Ka ndodhur edhe ne Itali. Ne Shqiperi po ju a le juve te gjykoni. Tani Putin sulmoi Ukrainen. Borisi eshte evidentuar “par exelence” si me i egri kunder Putinit dhe me i aferti me Ukrainen. Po fiton kredibilitetin e saj. Dhe te vendeve te ish Europes lindore, tashme antare te BE. Dhe do t’i terheqe ne polin e tij. Jashte BE. E shpalli ne DAVOS. Te jete kaq i zoti ish reshteri i FSB…???!!! Mos e merrni shume seriozisht se teori konspiarative eshte????????!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Londra po vazhdon luftën që ndërpreu Çurçilli gjatë luftës së dytë Botërore ndaj BRSS-së(Rusisë). Perëndimi do me ç'do kusht një Rusi të ngordhur ose dhe më keq vasale që të kthehet në treg konsumi për Perëndimon dhe në burim të pashershëm lëndësh të para. Kjo ndodhi gjatë presidencës së pianecit Jeltcin dhe u ndërpre me ardhjen në pushtet të Putinit. Eshtë pikërisht kjo arsyeja pse perëndimi dhe sidomos Britania dhe SHBA ngritën një rregjim kukull dhe antirus në Kiev dhe po e mbështesin ushtarakisht në mënyrë që të dibësojnë Rusinë. Putin po ndëshkon Ukrainën si rregjim neonazistësh dhe antirusësh në mënyrë që vendi të rishpallë neutralitetin ndërkohë që Perëndimi jo vetëm që bën sikur s'kupton se e ka kaluar cakun por provokon sërish me zgjerim të NATO-s me dy kandidatë deritanimë neutralë si Suedia dhe Finlanda. Kjo do të thotë pa shumë sofizma shpallje lufte ndaj Rusisë. Nga ana tjetër SHBA po hap frontin e dytë duke i treguar muskujt Kinës në "mbrojtje"të Tajvanit kinez. Aleanca si duket ka vendosur ta ndajë botën duke parë se Rusia dhe Kina nuk bien dot në rrjetën e "Botës së Lirë Demokratike" që në fakt është bota ku hegjemoninë e kanë imperialistët Anglo-Amerikanë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piro

            Edhe Putini vete nuk eshte kaq filorus, o Gent. S'ke faj. Rusia ne konferencen e Londres te 1212-13 kerkoi te mos kishte fare Shqiperi por t'i je[ej Serbise veriu i saj dhe Greqise jugu, duke lene autonom vetem nje pashallek per Esat Toptanin. Edhe sot Rusia pengon njohjen nderkombetare dhe pavaresine e Kosoves Perse te mos e duam Rusine kur ambasada ruse ne Tirane ofron dhe pare per propagamde proruse (=antishqiptare)?

            Përgjigjjuni
          2. G
            Genti

            Londra po vazhdon luftën që ndërpreu Çurçilli gjatë luftës së dytë Botërore ndaj BRSS-së(Rusisë). Perëndimi do me ç'do kusht një Rusi të ngordhur ose dhe më keq vasale që të kthehet në treg konsumi për Perëndimon dhe në burim të pashershëm lëndësh të para. Kjo ndodhi gjatë presidencës së pianecit Jeltcin dhe u ndërpre me ardhjen në pushtet të Putinit. Eshtë pikërisht kjo arsyeja pse perëndimi dhe sidomos Britania dhe SHBA ngritën një rregjim kukull dhe antirus në Kiev dhe po e mbështesin ushtarakisht në mënyrë që të dibësojnë Rusinë. Putin po ndëshkon Ukrainën si rregjim neonazistësh dhe antirusësh në mënyrë që vendi të rishpallë neutralitetin ndërkohë që Perëndimi jo vetëm që bën sikur s'kupton se e ka kaluar cakun por provokon sërish me zgjerim të NATO-s me dy kandidatë deritanimë neutralë si Suedia dhe Finlanda. Kjo do të thotë pa shumë sofizma shpallje lufte ndaj Rusisë. Nga ana tjetër SHBA po hap frontin e dytë duke i treguar muskujt Kinës në "mbrojtje"të Tajvanit kinez. Aleanca si duket ka vendosur ta ndajë botën duke parë se Rusia dhe Kina nuk bien dot në rrjetën e "Botës së Lirë Demokratike" që në fakt është bota ku hegjemoninë e kanë imperialistët Anglo-Amerikanë.

            Përgjigjjuni
            1. G
              GEZUAR BAFTAJAR

              Thenia e EDI RAMES se do ta ri shikonte qendrimin nese negociatat vonoheshin nga Brukseli akoma me shume ishte pikerisht kjo ora eshte pression ndaj BE se. SALEHU u ngrit me vrap te kerkonte llogari se Kryeministri po' nderronte drejtimin Europian te vendita POR KJO ISHTE LOJA

              Përgjigjjuni
              1. G
                GEZUAR BAFTAJAR

                Thenia e EDI RAMES se do ta ri shikonte qendrimin nese negociatat vonoheshin nga Brukseli akoma me shume ishte pikerisht kjo ora eshte pression ndaj BE se. SALEHU u ngrit me vrap te kerkonte llogari se Kryeministri po' nderronte drejtimin Europian te vendita POR KJO ISHTE LOJA

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardhyli nga Kosova

                  KOSOVËN E TRADHTOI EDVIN TOPTAN RAMA, VËLLAI I FASHISTIT VUČIĆ ===================================== Numri i hyrjeve të shtetasve kosovarë në Shqipëri gjatë muajit prill ka shënuar rënie për 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka bërë të ditur INSTAT-i të enjten. Ky është treguesi i parë i zemërimit të kosovarëve me tradhtinë që po i bën Kosovës esadisti Edvin Toptan Rama. Unë i ftoj të gjithë vëllezërit kospvarë që derisa të jetë pushtet Partia Serbe (PS) e tradhtarit Rama të mos e shkelin as tranzit Shqipërinë e shpërfytyruar kombëtarisht. Nuk e meriton paranë e kosovarëve ky shtet i shkërdhyer serbçe. Nuk i meriton Shqipëria esadiste serbofile kosovarët, ajkën e kombit, të trimërisë dhe shqiptarizmës - heronjt që ngriten flamurin në Vlorë dhe e bën mëmë Shqipërinë shtet. Partia Serbe (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Haram ju qoftë gjaku për liri i kosovarëve. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PETRITI

                    O Badhyl qenke lodhur kot, kosovaret jane me largpames se sa zotrote!

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Piro

                    Diskutoni, po mos harroni te beni dhe ndonje pune. Duhet leku, jane rritur cmimet.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vini

                      Fake news.Prapaganda e majte sulmon cdo lider te djathte me genjeshtra qe as kalamajte e kopshtit nuk i besojne.Dhe kur i dalin genjeshtrat vazhdoje direkt me te tjerat,jane fare te pacipe.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje