
Një burrë i pafajshëm është vrarë nga oficerët e policisë që iu përgjigjën një thirrjeje për dhunë në një familje, pasi shkuan në rrugën e gabuar për në shtëpi në New Mexico. CNN raporton se viktimë ka mbetur 52-vjeçari Robert Dotson.
Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë që besonin se ishte ajo e raportuar për dhunë, trokitën pa sukses.
Në atë moment ata i kërkuan stacionit që të telefononte personin që kishte raportuar për aksidentin për sqarim. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.
Sipas policisë edhe gruaja e tij ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo shkëmbeu armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë. Gruaja nuk është lënduar.
“Jam zemërthyer. Dotson nuk ishte subjekt i kësaj telefonate,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe. “Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” shtoi ai.
Si ka mundesi qe policia amerikane "gabon" dhe vret nje qytetar te pafajshem, e ku brend ne shtepine e tij? Mos kane qene ne efektin e droges ku ne kete gjendje i ke gjate gjithe kohes se sherbimit.
O gazetare idiot, kjo ka 2 muaj qe ka ndodhur dhe viktima nuk kishte pistolete te vertete por po luante game ne kompjuter dhe policet kujtuan se ne dore kishte arme zjarri, prandaj e qelluan!
Ça të keqe ka mër lali, këta tashti e kanë dëgjuar. Për këta lajm I ri është dhe zbulimi I Amerikës,dje e mësuan në shkollë, dhe sot të thonë "dje Kolombi ka zbuluar Amerikën".