
Administrata e presidentit Joe Biden të enjten ia hodhi fajin paraardhësit të tij, presidentit Donald Trump, për tërheqjen kaotike të trupave amerikane në vitin 2021 nga Afganistani, që solli disa nga momentet më të errëta të presidencës së zotit Biden.
Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej 12 faqesh të raportit rreth përfundimit të luftës më të gjatë të vendit, duke marrë pak përgjegjësi për veprimet e veta dhe duke pohuar se zoti Biden ishte kufizuar së tepërmi nga vendimet e administratës së zotit Trump.
Dokumenti i shkurtër u hartua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe jo nga një entitet i pavarur, me kontributin edhe të vetë Presidentit Biden.
Presidenca amerikane tha se rishikimet e hollësishme të kryera nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se do t'i transmetoheshin privatisht Kongresit të enjten, ishin shumë të klasifikuara dhe nuk do të bëheshin publike.
“Vendimet e presidentit Biden për mënyrën se si të ekzekutohej tërheqja nga Afganistani u kufizuan rëndë nga kushtet e krijuara nga paraardhësi i tij”, thuhet në përmbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje se kur zoti Biden filloi detyrën, “talebanët ishin në pozitat më të forta ushtarake që nga viti 2001, duke patur nën kontroll, ose duke sfiduar autoritetet në pothuajse gjysmën e vendit”.
Ish Presidenti Donald Trump u përgjigj duke akuzuar administratën Biden se po luan “një lojë të re dezinformimi” për të tërhequr vëmendjen nga “DORËZIMI i tyre jashtëzakonisht i paaftë në Afganistan”. Në faqen e tij të mediave sociale, ai tha, se zoti “Biden është përgjegjës, askush tjetër!”
Shtëpia e Bardhë thotë se gabimet e bëra në Afganistan kanë ndikuar në trajtimin e situatës në Ukrainë, ku administrata e Presidentit Biden është vlerësuar për mbështetjen e ofruar Kievit kundër agresionit rus.
“Tani i kemi prioritet evakuimet më të hershme kur përballemi me një situatë të sigurisë në degradim”, tha Shtëpia e Bardhë.
Republikanët në Kongres e kanë kritikuar ashpër tërheqjen nga Afganistani, duke u përqëndruar në vdekjen e 13 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili gjithashtu vrau mbi 100 afganë.
Shawn Vandiver, një veteran i marinës dhe themelues i lëvizjes #AfghanEvac, një inciativë për të ndihmuar afganët që ikin nga vendi, e quajti raportin një “hap tjetër të rëndësishëm”.
Por senatori republikan Tom Cotton, shkruajti të enjten në rrjetin social Twitter se tërheqja ishte “një dështim”, duke shtuar se publikimi i një raporti që ka për qëllim zhvendosjen e fajit gjetiu nuk do të ndryshojë gjë.
Raporti i administratës së Presidentit Biden duket se shmang përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të 26 gushtit 2021 në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke thënë se ishte ushtria amerikane ajo që mori një vendim ndoshta kyç.
“Për të menaxhuar kërcënimin e mundshëm të një sulmi terrorist, Presidenti ka pyetur vazhdimisht nëse ushtria kërkonte mbështetje shtesë për të kryer misionin e tyre në Aeroportin e Kabulit”, thuhet në raport, duke shtuar se, “Zyrtarët e lartë ushtarakë konfirmuan se kishin burime të mjaftueshme për të menaxhuar kërcënimet.”
Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Biden ka fajësuar marrëveshjen e shkurtit 2020 që zoti Trump arriti me talebanët në Doha të Katarit, duke thënë se ajo i shtyu Shtetet e Bashkuara të largoheshin nga vendi. Marrëveshja është fajësuar nga analistët për dobësimin e qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila u rrëzua vitin pasues.
Pas tërheqjes nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm për të vrarë udhëheqësin e al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.
Me rob shpie. Gjithe keta te mengjerit 1 folozofi paskan. Fajin e ka SALIU. Ha ha ha ha.
Biden nuk mbane mend se ka evakuar ushtrine nga Afganistani, prandaj thote se Trump eshte pergjegjes per ate diskretitim qe i beri Ai ushtrise amerikane ..!!!!! Kur nje bene keto aludime tregon se Biden duhet te vetedorhiqej per turpin e bere ne ate terheqje te coroditur ....
Asgje e re me bidene.
Biden po behet çdo dite e me qesharak.Turp sa poshte po e ul Ameriken ky klloun.I japin nje cope leter qe mezi e lexon dhe e mbyllin ne bodrum idiotin.
Biden Pampersi eshte shume me rende i semure se cfare mendohet dhe po ja mbulojne mejket e Shtepise se Bardhe. Trump hmbi zgjedhjet (ja vodhen) ne 2020 dhe terheqja e trupave amerikane pr zbythja qe i bene talebanet e palare ndodhi ne 2021 ku me kohe te plote juridikisht por jo menderisht President ka qene dhe vazhdn te jete i pjerdhuri Biden Pampersi. Biden ka semure me alzheimer paska qene semundje ngjitese, kongresmenet demokrate dhe qeverine e tij.
Dolen kopilat trumpets te mbrojne ate qe ju qiu mamin. Ikni o skerbythje dhe lexoni ndonje te vertete se ju ka bere Trumph trurin si paçe derrash. O kokrrat e kurvicave, terheqja e trupave u firmos nga Trumph o moterqira pjatalares. Biden zbatoi kontraten o ju qifshin afganasit jurvat e shtepise.