Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e pushtimit

7 Prill 2023, 18:16Bota TEMA

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e

Rubla ruse ka rënë në vlerën e saj më të ulët në një vit, që pak pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Monedha ra në 82 rubla kundrejt dollarit amerikan të premten në mëngjes në bursën e Moskës.

Rusia është goditur në shkallë të gjerë nga sanksionet ekonomike që prej nisjes së ofensivës së saj në Ukrainë në shkurt të 2022.

Më herët gjatë këtij viti, Rusia njoftoi se ekonomia e vendit kishte rënë me 2.1 për qind në 2022, shumë më pak se 15% që ishte parashikuar. Rubla ra po ashtu me 2% në 90.06 ndaj euros mëngjesin e kësaj të premteje.

Ekspertët thanë se rënia në këtë rast ishte e lidhur me disa faktorë, duke përfshirë çmimet më të ulëta të naftës në mars të cilat sollën edhe uljen e të ardhurave ruse dhe shitjen e bizneseve perëndimore në Rusi.

Vlera e rublës nuk ka rënë në këtë nivel që nga prilli 2022, megjithëse ishte edhe më e ulët menjëherë pas pushtimit, kur ra në 113 rubla për dollar amerikan. Monedha u stabilizua në korrik për të arritur në 50 rubla, por që atëherë ajo është dobësuar përsëri.

Presidenti Vladimir Putin vijon të këmbëngulë se ekonomia po qëndron e fortë kundër sanksioneve ekonomike, por javën e kaluar ai pranoi se gjobat mund të kenë një efekt negativ në Rusi.

2 Komente

  1. g
    ganiu

    E mo se nuk është ndonjë gjë e madhe. Majkat putana të Zhvejkut me shokë akoma nuk kanë derdhur paratë e marsit në banjat ruse. Janë duke i pastruar nga sperma, sa të thahen dhe ta shikoni kur të forcohet rubla.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjethja e fikut

      Gani debili nuk eshte faji i zhvejkut dhe i shokevet te tij, qe femrat e konakut tend palloheshin nga operativi i zones dhe drigadjeret e kooperatives, kur ti vuaje ne burgjet e diktatures, fajin e ke vet, si ateher dhe tani prape po gabon, hape syt o torrobello, shiko mbeskat se mos te sjellin ndonje dobiç kokezi, se gjinekoja dhe motrat jane shpallur heroina te prostutucionit, po ja kalojne dhe atyre te censumqirit. Te fala nga zelinski.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje