Ministria e Jashtme polake ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Poznan. Punonjësit e saj do të dëbohen nga vendi, u tha gazetarëve kryediplomati Radoslaw Sikorski.
"Në këtë drejtim, kam vendosur të revokoj autorizimin për aktivitetet e konsullatës ruse në Poznan. Qëndrimi i punonjësve të saj në territorin e Polonisë do të njihet si i padëshirueshëm", tha ministri i jashtëm në një konferencë.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake Pawel Wronski specifikoi se "kjo do të ndodhë në dy ditët e ardhshme".
Moska nga ana tjetër njoftoi se do të përgjugjet me të njëjtën masë.
Polonia thotë se roli i saj si qendër e transportit të pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës e ka kthyer atë në shënjestër të spiunazhit rus dhe akteve sabotuese.
"Nëse dëbojmë përfaqësuesin diplomatik, rusët sigurisht do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo nuk ka ndodhur ende por nëse aktet e sabotazhit vijojnë, nuk përjashtohet".
Vendimi për të mbyllur konsullatën vjen në një kohë kur gjykata po shqyrton çështjen e një 51-vjeçari ukrainas të akuzuar se ka planifikuar djegien e një fabrike boje në perëndim të Polonisë, Wroclaw.
Lini një Përgjigje