Sulm terrorist në Turqi, raportohet për disa viktima në kompaninë ajrore "Tusas"

23 Tetor 2024, 15:58Bota TEMA
Sulm terrorist në Turqi, raportohet për disa viktima në

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur sot në Ankara të Turqisë, në kompaninë ajrore TUSAS.

Raportohet për shpërthime dhe të shtëna me armë. Nga sulmi ka pasur 2 viktima deri tani. Ministri i Brendshëm turk e cilësoi aktin si terrorist.

Paraprakisht bëhet me dije se një person shpërtheu veten në kompaninë ajrore 'Tusas', teksa hetimet janë në proces.

CNN turk raportoi se një grup personash kanë sulmuar kompaninë ajrore, duke shpërthyer fillimisht një makinë afër aeroportit. Të shtënat dhe shkëmbimi i zjarrit me policinë raportohet se është ende aktiv mes terroristëve dhe policisë turke.

"Një kompani turke e hapësirës ajrore u shënjestrua në një sulm "terrorist" në kryeqytetin Ankara", tha sot (23 tetor) në rrjetin social X, ministri i brendshëm turk Ali Yerlikaya. Ai shtoi se kishte viktima, pasi Industria Turke e Hapësirës Ajrore (TUSAS) ishte në shënjestër.

1 Komente

  1. P
    Psikologu

    "Kush perdor armet eshte luftetare per liri, jo terrorista" ( kur i intereson ) ka thene i madhi erdogan Pasha , vrasesi i grave dhe femijve kurd !!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje