Dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, stafi elektoral i Donald Trump është përfshirë nga skandalet. Ish-shefi i kabinetit të Donald Trump, John Kelly, ka zbuluar disa nga deklaratat e ish-Presidentit Donald Trump, i cili citohet të ketë shprehur simpati për gjeneralët e diktatorit nazist, Adolf Hitler.
Këto të dhëna janë bërë publike nga revista amerikane “The Atlantic”, që publikoi një portret rrëqethës të Donald Trump, duke përmendur një incident gjatë presidencës së tij, duke demonstruar sjelljen indinjuese të Trump ndaj anëtarëve të ushtrisë,.
“E dini, Hitleri bëri disa gjëra të mira gjithashtu. Kam nevojë për gjeneralët që kishte Hitleri. Njerëz plotësisht besnikë, që ndjekin urdhrat”, mendohet të ketë thënë Donald Trump.
Dëshira për t'i detyruar liderët ushtarakë amerikanë t'i binden atij dhe jo Kushtetutës është një nga temat e vazhdueshme të diskursit të Trumpit lidhur me ushtrinë.
Ish-zyrtarët kanë përmendur gjithashtu tema të tjera të përsëritura nga Trump: denigrimin e tij të shërbimit ushtarak, mosnjohjen e dispozitave të Kodit Uniform të Drejtësisë Ushtarake, admirimin e tij për brutalitetin dhe normat antidemokratike të sjelljes, dhe përbuzjen e tij për veteranët e plagosur dhe për ushtarët që ra në betejë.
Ish-gjenerali i marinës, John Kelly, ishte shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Trump nga viti 2017 deri në 2019. Kelly tha gjithashtu për “New York Times” se, sipas tij, Trump “bie nën përkufizimin e përgjithshëm të një fashisti”. Ai iu referua përshkrimit të fashizmit si një ideologji ekstreme e djathtë, autoritare dhe ultranacionaliste, në të cilën, ndër të tjera, ekziston një lider diktatorial dhe një shtypje e opozitës.
Bazuar në përvojat e tij, Trump mendon se Amerika do të qeveriset më mirë në këtë mënyrë, tha Kelly.
"“E dini, Hitleri bëri disa gjëra të mira gjithashtu. Kam nevojë për gjeneralët që kishte Hitleri. Njerëz plotësisht besnikë, që ndjekin urdhrat”,diktatori i pashpallur trap që e mban veten për gjeni(pavarsisht gomarllëqeve që lëshon çdo sekondë)do të ketë nën thundër gjithçka!!dythundrakët e amerikës i shkojnë pas!!
Nuk e di se sa di nga historia kandidati per president i SHBA por Gjermania e Hitlerit e humbi luften e dyte boterore, per çfare i ka per zemer gjeneralet e Hitlerit?
tito,koqja, koqe mbetet tërë jetën!!ky kërkon gjeneralë që i binden me "si urdhëron",sepse dhe ky si hitua,mendon se është gjeni!!hitua e humbi luftën sepse ishte ai super gjenerali dhe të tjerët nuk e kundërshtonin,jo të gjithë!ata që e kundërshtuan shkuan për lesh!në fillim i largoi e më vonë i çoi në PS!!idioti i amerikës që ka hedhur gurin në lumë dhe idiotët amerikanë që i shkojnë pas si gurit dhe idiotit që hedh gurin,janë të njëjtë si ajo pjesë, e gjermanisë që mbështeti hiton,në fillim,e BRSSsë që mbështeti diktaturën,staliniane,e ajo që mbështet putanën ruse,ajo e shqipërisë që mbështeti diuktaturën tonë!e kështu me radhë tërë diktaturat!!e shkruajta "në fillim"sepse diktaturës në fillim i duhet mbështetja!më pas të shkërdhen robt,si kur je mbështetës dhe kur je kundërshtar!!diktatorët mbëstheten gjithnjë tek miopia njerzore!!tek ata njerëz që nuk arrijnë të shohin më larg se hunda e tyre,që mendojnë vetëm me stomak!!
https://www.t-online.de/nachrichten/ausland/usa/us-wahl/id_100515394/so-denkt-donald-trump-ich-haette-gerne-die-generaele-die-hitler-hatte-.html?utm_source=pocket-newtab-de-de
O anti… duro dhe pak. Do shohesh spektakel ne fund. 70 perqind e votuesve qe kane votuar deri tani ne Georgia, jane femra. Do qajne me “”ooii” for long time keta letyrat e Trapit.
durimin e kam të madh!duke qënë se nuk kam problem me miopinë dhe sidomos me mënyrën e të menduarit,me stomak ose "do ndodhë se kështu më pëlqen mua",i shikoj ngjarjet me një sy kritik dhe përpiqem të jem objektiv!!ajo që më shqetson është sasia e madhe e 60tshve(IQ-60)!idiotë të lindur dhe me instinkt vetvrasës!njerëz të prerë për të qënë skllevër,njerëz që,për shkak të nivelit të ulët të IQs,adhurojnë skllavërinë dhe urrejnë lirinë!sidomos lirinë e atyre që dinë ta vlersojnë dhe mbi të gjitha dinë ta jetojnë!!këta njerëz,të pazot pothuajse në asnjë lloj drejtimi,përveç vegjetimit për të mbijetuar,urrejnë ata njerëz që duan dhe dinë të jetojnë të lirë!urrejnë ata njerëz që mendojnë për vetvete dhe për të tjerët!!një nga këta njerëz është dhe pronari i kësaj gazete!!mero baze e nisi si një "njeri i lirë" por shpejt e kuptoi se duhej të ishte një njeri i mvarur për të jetuar në lluks!u bë vegël e berishës dhe më pas kundërshtar i tij!na dha përshtypjen se do të hynte në radhën e atyre që përmënda më sipër si "liridashës",por jo!pas 2013,ai u këthye në pozicionin që kishte lënë vite më parë!jo më berishist por ramist!!sot po na tregohet një rrokoko që mendon vetëm e vetëm të qëndrojë mbi ujë!!mbron agresorët rusë(me dorashka)mbështet nazistin e shtatëmbëdhjetës trap,përsa kohë këta duket sikur janë në fitim!në një anë nuk ndryshon nga shumë të tjerë,por prapë se prapë është i njëjtë me gjithë bythëlëpirësit që duan të mbijetojnë në çdo mënyrë e në çdo lloj regjimi!!