Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

21 Tetor 2025, 12:35Bota TEMA
Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon

Polonia nuk e përjashton mundësinë e një urdhër-arresti për Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një fluturimi të mundshëm mbi vend, në rrugën e tij drejt Hungarisë, ku ai është planifikuar të udhëtojë për një samit të ri me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski e deklaroi këtë në një intervistë me Polskie Radio 24. 

"Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do të lëshojë një urdhër-arresti me qëllim dorëzimin e të dyshuarit në Gjykatën e Hagës", vazhdoi ai, shkruan "Reuters". 

Varshava, bëri të qartë ai, "nuk e përjashton një arrestim" dhe mund ta detyrojë aeroplanin të ulet pas urdhër-arresti të lëshuar nga ICTY. 

"Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj, dhe për këtë arsye, nëse ky takim më në fund zhvillohet, shpresojmë që aeroplani të ndjekë një itinerar tjetër", tha Sikorski, duke iu referuar një itinerari që duhet të shmangë fluturimin mbi Ukrainë me çdo kusht, por që do të duhet të kalojë hapësirën ajrore të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

Sikjorski diskutoi mundësinë e fluturimit mbi Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe shprehu kritika të përtërira ndaj Hungarisë:

"Fakti që një vend i BE-së do të ftonte presidentin rus nuk është vetëm një katastrofë, por gjithashtu tregon pozicionin e vendit jo si pjesë e Perëndimit, por si një pikë e mesme midis Perëndimit dhe Rusisë", u ankua ai.

5 Komente

  1. A
    Andreas

    Si i thone ne polakçe "do i hani mutin!"?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Next level

      Vendin më budalla i kontinentit evropian. Nuk ka marrë vesh asgjë nga historia dhe nga ajo që pësoi luftën e ll botërore. Nëse Gjermania ngre kokën, nuk ka më Poloni. Të trashë, të përdorshëm, të ushqyeshëm me urrejtje, budallenj dhe krejtësisht të paaftë të mendojnë me kokën e tyre. Një gropë e zezë mu në bark të Europës që do të fundosë BE dhe që do të ngrejë perandoritë e së ardhmes me copat e saj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomati

        Shume trim ky sikorski,palaço panairesh.vazhdo te ushqehesh ne grazhdin e Anglisë se pa bese se ashtu kane bere dhe te paret e t'u.je shume i vogël te vendosesh ti per Putini or liliput.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Ore Polska Wodka po ku ishe ti kur Netanjahu vizitoj Budapestin dhe kryen gjenocid ne Gaza edhe ai eshte i denuar pse nuk kritikove Hungarine ,Jo ska mundesi pse Netanjahu ka Origjine dhe eshte i lindur ne Poloni por ki mundohet ta fshehi historine ,kurse Putini eshte nji Rus ,por ky Polska Kurva nuk kritikon Ukrainen qe sa teritor Polake aneksoj Ukraina nuk guxojne se nuk jan bura .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lan Pmpa

            Putini mundet me ardhe edhe ne Poloni dhe mund endet rrugve te Varshaves me muaj te tere dhe ju shko prekeni ne qofte se keni bole.Per nje pune me fol e me ba jane shum larg.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje