Prapaskenat: Kush është njeriu që e bindi Donald Trump të tërhiqet?

10 Prill 2025, 09:48Bota TEMA
Prapaskenat: Kush është njeriu që e bindi Donald Trump të

Shumë në Wall Street shpresonin se Scott Bessent do të ishte “zëri i arsyes” në administratën Trump. Natyrisht Sekretari amerikan i Thesarit e refuzon këtë etiketim. Ai u tha gazetarëve se plani për një pauzë 90-ditore të tarifave reciproke ishte ideja e Trump që në fillim dhe se kjo është “art i të bërit biznes”.

Një miliarder i lindur në Karolinën e Jugut dhe pasardhës i Huguenotëve francezë, themelues i fondit të investimeve Key Square, homoseksual i hapur, Bessent ishte nga viti 1991 deri në 2015 (në një interval të shkurtër) krahu i djathtë i George Soros, financierit demokrat më të urryer nga e djathta.

Ai u konsiderua si një zgjedhje pragmatike dhe qetësuese për Thesarin si nga Wall Street ashtu edhe nga klasa politike e Uashingtonit (ai pëlqehet edhe nga Steve Bannon). Ndryshe mendon një tjetër mik miliarder i Trump, Howard Lutnick, i cili synonte të njëjtën post, por u bë Sekretar i Tregtisë. Bessent është një ekspert i trazirave financiare. Fondi i tij i siguracioneve vuri bast (dhe pati të drejtë) në 2022 se inflacioni në SHBA do të zgjaste më shumë se sa pritej.

Sa u përket tarifave, Bessent përqafoi argumentin e Trump se ato nevojiten për të ribalancuar bilancin tregtar, por sugjeroi një qasje në rritje, duke filluar nga 2.5% kundrejt 19 vendeve me suficitet më të këqija tregtare, me rritje të së njëjtës përqindje çdo muaj deri në një maksimum prej 20% (siç kishte premtuar Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore). Kjo sipas tij do t’u jepte vendeve të huaja kohë për të rregulluar tarifat në negociata me administratën amerikane. Por Trump donte shumë më tepër se 2.5%. Sekretari i Thesarit dukej se e kishte humbur atë betejë.

Megjithatë, më 2 prill, në Kopshtin e Trëndafilave, nuk kishte vetëm mbështetës të vendosur të tarifave. Howard Lutnick i dorëzoi Trumpit tabelën me numrat dhe këshilltari i tregtisë Peter Navarro u shpjegoi të dhënat gazetarëve. Bessent, në krahun tjetër dha intervista në CNN dhe Bloomberg News ku, diplomatikisht, ai këshilloi vendet të mos përgjigjeshin me kundërtarifa. Atyre që e pyesnin nëse tarifat ishin të përhershme, ai u përgjigjej: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë mendon presidenti”.

Me rënien e tregjeve të aksioneve dhe shtimin e kritikave (madje edhe nga mbështetësit e Trump), senatori republikan Ted Cruz sugjeroi se kishte “engjëj dhe djaj” që pëshpëritnin në veshin e presidentit (djajtë janë ata që duan “tarifa të larta përgjithmonë”). Të dielën e kaluar, dy ditë pasi tarifat hynë në fuqi, Bessent shkoi të fliste me Trump në Mar-a-Lago dhe u kthye me të në Uashington. Të hënën, vetë Bessent njoftoi në mediat sociale se ai, së bashku me Përfaqësuesin Tregtar të SHBA, Jamieson Greer kishin marrë drejtimin e negociatave për tarifat.

“Bessent dhe Greer janë më të kualifikuar për të negociuar pa u nevrikosur. Ata janë si oficerët më të mirë të policisë për të menaxhuar trafikun drejt uljes së tensioneve dhe drejt rezultateve domethënëse” – tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Financial Times. “Polici i mirë” sugjeroi të martën se bisedimet me Japoninë dhe Korenë e Jugut do të çonin shpejt në një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat, duke anashkaluar, tani për tani, linjën e ashpër të Lutnick dhe Navarro.

Bessent pritej në Kongres dje në mëngjes për një seancë dëgjimore, por ai dërgoi zëvendësin e tij duke shpjeguar se ishte thirrur nga Trump. Sekretari i Thesarit ishte në Zyrën Ovale kur Presidenti njoftoi (përmes rrjeteve sociale) pauzën 90-ditore dhe ishte ai që shpjegoi vendimin për gazetarët. Lutnick, megjithatë, ka shkruar në rrjetet sociale se edhe ai ishte aty. 

7 Komente

  1. M
    Muc pordha, high degree ignorant, prozator

    sdo te ishte cudi po te degjonim se edhe trapi Tramp eshte gay

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      Kush e bindi te terhiqet ne vend te; perse u humben 6 trilarde $ ose € per dy dite.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cinxo

        Humbe gje ti vlla ? Nuk ma merr mendja qe ti te hysh ne ate 0.3 perqind te njerzve qe humben nga zhvleftesimi i aksioneve ne burse. Ik me vrap dhe shiko se mos te ka vjedh njeri fshesen dhe rradacen

        Përgjigjjuni
      2. S
        Simba

        E keni kuptuar gabim, ose keqinformoni me dashje. Trampi nuk eshte terhequr. Ai ka shtyre afatin e aplikimit te tarifave ne respekt te shume vendeve qe kane kerkuar takime bi-laterale.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          "Simba"! Toj duhet t jesh "Muç Xhepa, dhipllomat ne prozator"

          Përgjigjjuni
          1. S
            Simba

            mirela. Mos u grric me mua, se jam i hidhur shume...Per kuriozitetin tend: nuk jam Muçi.

            Përgjigjjuni
        2. E
          Erdogan

          E "Bindi" thone Idiotet! Kjo ka qene loje o fakira. Trampi e dinte apo ata qe po e Informojne qe shumica e "Shteteve" coloni te Natos (Sh.B.A) do te dorezoheshin. Varet se sa budallenj do nxjerrin gurin e Trampit nga lumi. Peshkim eshte politika.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje