Presidenti kolumbian: Gaza është eksperiment i të pasurve, duan të na bombardojnë të gjithëve

5 Gusht 2025, 22:00Bota TEMA
Presidenti kolumbian: Gaza është eksperiment i të pasurve, duan

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka lëshuar disa komente të çuditshme lidhur me situatën e krijuar në Gaza, duke ndërthurur të pasurit dhe një bombardim masiv botëror.

Gjatë një fjale, të cilën sipas televizionit shtetëror kolumbian, Petro e ka mbajtur më 16 korrik, por që nuk ka marrë shumë zë asokohe, ai është dëgjuar të thotë se Gaza është një eksperiment i të pasurve dhe në realitet, ata (nuk kuptohet se kujt i referohet konkretisht, red.) duan të bombardojnë gjithë botën.

“Ne në hemisferën jugore pa diskutim”, tha Petro me bindje. “Por do të përfundojnë edhe mes vetes si në veprën Guernica, duke bombarduar njëri-tjetrin”.

“Gaza është thjesht një eksperiment nga super të pasurit, që përpiqen t’u tregojnë të gjithë popujve të botës se si t’i përgjigjen një rebelimi të njerëzimit. Ata planifikojnë të na bombardojnë të gjithëve”, ka përmendur saktësisht Petro.

Një president kontrovers, Petro gjithnjë ka mbajtur ligjërime në lidhje me elitat botërore dhe e ka shfaqur veten si një mbrojtës i shtresave të varfra karshi të fortëve.

Ai madje bëri bujë në Shqipëri në maj, kur shpërtheu me disa komente ndaj grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine.

Ai pretendoi se një grup veçanërisht, ai i Dritan Gjikës, po përpiqej ta vriste atë përmes një atentati dhe të njëjtën gjë e ka thënë edhe për homologun e tij ekuadorian.

3 Komente

  1. P
    Po ai kunder spiuneve

    Ka drejt, ka shku leku dor pak njerzve dhe ktyre i rrehet mwnja se kur fillo kercasi barku do shpetojn po vje ora per kto avash avash

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      o idiot ça ke dash me thon??

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komunist i Vertete

      Nese funderrinave njerezore (qofshin ata islamiste apo pseudomajtiste) ju shkon ne mendje te "rebelohen" si Hamasi, te jene te sigurte se jo vetem bombardimin por edhe shkopin ne bythe e kane hak!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje