
Aktualisht i përfshirë në një tango me FBI-në për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara potencialisht të ndjeshme, problemet e ish-presidentit Donald Trump duket se nuk kanë fund.
Dyshohet se, është zbuluar se një grua ukrainase, e cila me pretendimin se ishte trashëgimtare e familjes super të pasur Rothschild, ka vizituar disa herë Mar-a-Lago, resort i Donald Trump, duke u afruar me të dhe disa të ftuar të profilit të lartë republikanë.
Sipas një hetimi të nisur nga FBI, gruaja e quajtur Inna Yashchyshyn, 33 vjeçe, pretendoi se ishte Anna de Rothschild për të hyrë në resort.
Megjithatë, vajza mashtruese rezulton se është e bija e një shofer kamioni të quajtur Oleksandr Yaschysyn, i cili jeton në Buffalo Grove, Illinois.
Dyshohet se Inna hyri për herë të parë në pronën e Trump në vitin 2021 duke përdorur ID të falsifikuara, përfshirë pasaportat amerikane dhe leje drejtimi automjetesh dhe arriti të ngjitej në shkallët sociale të Floridës.
Ajo ishte bindëse jo vetëm përmes dokumenteve të falsifikuara, por edhe në biseda.
"Na fliste për vreshtat e pronat e pafundme të familjes dhe për fëmijërinë që kishte kaluar në Monako", tha John LeFevre, ish-bankier e autor i disa studimeve.
FBI deklaroi se Inna arriti të bënte një fotografi me ish-presidentin, një ditë pasi ajo depërtoi në resortin e tij. Megjithatë, FBI nuk pranoi të shtjellojë më tej në lidhje me shtrirjen e hetimit të saj dhe nëse Inna po merrej në pyetje në lidhje me dokumentet.
"Për të ruajtur integritetin operacional të punës sonë, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë në mënyrë specifike në lidhje me mjetet, metodat ose burimet e përdorura për të kryer operacionet tona mbrojtëse,” citohet të ketë thënë Steven Kopek, një agjent dhe zëdhënës special i FBI-së.
Inna jo vetëm që po hetohet për falsifikimin e identiteteve dhe depërtimin në një vend ku mbetën informacione të fshehta të ndjeshme presidenciale, por ajo po hetohet edhe për një shoqata bamirësie të dyshimtë të cilën drejton.
Inna rezulton se është presidentja e United Hearts of Mercy, një OJQ, e themeluar nga një biznesmen rus me bazë në Florida, i quajtur Valery Tarasenk.Megjithatë, autoritetet besojnë se në fakt ishte një maskim krimit të organizuar dhe më keq akoma i spiunazhit rus.
Ajo është hetuar edhe nga agjencitë ligjzbatuese kanadeze në lidhje me aktivitetin e kësaj OJF-je dhe në përfundim e çregjistruan pasi gjetën karta krediti të falsifikuara nga Hong-Kongu që kishin dhuruar për fondacionin e saj.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i Inna-s, Sergey Golubev, një shtetas amerikan me origjinë ruse, i cili u martua me të në vitin 2011, tha se ata u martuan vetëm që ajo të mund të merrte rezidencën në SHBA dhe të qëndronte në vend.
"Në një moment, asaj i duhej një karton jeshil," u citua të thoshte Golubev nga Pittsburgh Post-Gazette.
Megjithatë, mbetet e paqartë pse Inna donte një kartë jeshile kur babai i saj ishte tashmë një shtetas amerikan.
Ajo që dihet është se çifti u përfshinë në një proces ligjor divorci, ku Inna akuzonte Golubev si kriminel e të dhunshëm, ndërsa Gubolev e akuzonte si mashtruese dhe 'gjahtare pasanikësh të moshuar'./ Voxnews.al
Dhe luiza gega ishte në Kryeministri para disa ditësh. Gjithçka është e mundur.
Ik ore te qifsha robt e shtepise , cjane keto qe shkruan ?? Skizofren , clidhje ka Luiza Gega me kete mashtrusen ...pederast , ptuuuu te shkerdhefshin librin e shtepise , psikopat
edhe mao ce duni kshte nje grua.