Propaganda vazhdon: Llogaria e Khameneit në rrjete sociale aktive edhe pas vdekjes

12 Mars 2026, 22:35Bota TEMA

Më 28 shkurt 2026, u raportuar vrasja e Ali Khamenei në një sulm ajror izraelit në kompleksin ku po qëndronte në Teheran. Pas ngjarjes, djali i tij, Mojtaba Khamenei, mori detyrën si udhëheqësi i ri suprem i Iranit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar llogarinë e Khameneit në rrjetet sociale të funksionojë normalisht, duke vazhduar të jetë pjesë e mekanizmit të propagandës së regjimit iranian.

Llogaria, e cila publikonte më parë predikimet dhe deklaratat e Ali Khameneit, shpesh me kërcënime ndaj SHBA-së dhe Izraelit, tani ka ndryshuar statusin duke e përshkruar ish-udhëheqësin si: “Imam Sejjid Ali Khamenei, udhëheqësi martir i Revolucionit Islamik”.

Pas postimit të fundit më 19 shkurt, llogaria rikthehet më 1 mars, duke postuar një foto të Khameneit dhe një citat nga Kurani: “për burrat besnikë që përmbushin atë që i premtuan Allahut”.

Më 8 mars, llogaria njoftoi zgjedhjen e Mojtaba Khameneit si udhëheqës të ri me një karikaturë, ndërsa ditët e fundit ka nisur të promovojë dokumentarin iranian “Martir Khamenei”, i cili do të transmetohet çdo natë dhe trajton çështjen palestineze. Sot, llogaria ka ndjekur llogarinë zyrtare të Mojtaba Khameneit dhe ka ripostuar deklaratën e tij të parë me shkrim.

Kjo situatë tregon se propagandës së regjimit nuk i ndërpritet veprimtaria, edhe pas vdekjes së udhëheqësit suprem, duke përdorur lloga

Propaganda vazhdon: Llogaria e Khameneit në rrjete sociale aktive edhe pas

Lini një Përgjigje