Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

12 Mars 2026, 17:10Bota TEMA
Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin

Komisionerja per zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhënë për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Sipas Kos, vendet që presin t’i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta e të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit të Rusisë dhe të autokracive të tjera.

Duke theksuar se ‘asnjë kalë Troje’ nuk mund të hyjë brenda BE-së, Kos thotë se shtetet që mund të minonin Bashkimin Europian nga brenda nuk mund të bëhen pjesë e Unionit.

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, ka thënë Kos në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’.

3 Komente

  1. O
    Ok

    Keto jane arsyet qe na duhen per te hyre ne BE,dhe jo nje imunitet qe dhe i tille nuk eshte. Shqiperia eshte demokraci me e forte pa nje pushtet prokuroresh.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Demokraci nuk ekziston por Diktature administrative ku populli detyrohet te veprojne si thuan keta ,populli as ka te drejten te ankohet edhe eshte e ndaluar te mbajsh ne shtepi para casch ma shum se te lejon shteti paguan taksa dhe kjo eshte demokraci e fashizmit modern.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po e shohim BE o Marta, nje plake e keqe eshte

        Edhe ministra si Marta Kos nga periferia e re e BE po e marrin ne qafe BE. Kjo mundon se jeton ne demokraci te vertete ne shtetin e saj! BE nuk mund te zgjerohet sepse e ka kuptuar qe nuk mund te vetemenaxhohet qekur integroi vendet si ai i Marta Kosit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje