Sundimtari rus, Vladimir Putin, del zbuluar. Edhe pse ky i fundit i ka shpallur besnikëri Iranit, dhe mullahët e kanë ndihmuar disa herë ushtarakisht në luftën e Ukrainës, kreu i Kremlinit tani po i braktis “partnerët strategjikë”.
Një rikujtim: Në janar tw vitit 2025, Rusia dhe Irani negociuan “Marrëveshjen për një Partneritet Strategjik Gjithëpërfshirës”. Në të ishte përcaktuar: “Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, zbutja e pasojave të sanksioneve amerikane dhe forcimi i partneriteteve ushtarake dhe politike”.
Në prill dhe maj të dy vendet e ratifikuan këtë marrëveshje. Një muaj më vonë, Rusia po e injoron sërish.
Ja pse Putin ka ngecur në kurthin iranian.
-Nëse i ndihmon mullahët në luftën kundër Izraelit, ai rrezikon imazhin e vet si një “i pastër” përballë mbrojtëses së Izraelit, SHBA-së, dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili deri tani ka pasur një qëndrim disi miqësor ndaj Rusisë.
-Nëse nuk i ndihmon, atëherë të gjithë partnerët e Rusisë nëpër botë (përfshirë Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Malin dhe Serbinë) e kuptojnë se premtimet e Putinit dhe marrëveshjet e Rusisë nuk vlejnë asgjë.
Gjithashtu ka edhe një arsye shumë praktike pse Kremlini aktualisht nuk mund t’i ndihmojë vërtet mullahët.
Shumica e burimeve ushtarake ruse janë të angazhuara në Ukrainë. Prodhimi i municioneve në Rusi, përfshirë granatat dhe raketat, është i destinuar për përdorim në Ukrainë. Eksportet e armëve ruse kanë rënë ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit.
Në fund, presidentit rus i mbetet vetëm të përdorë ndikimin e tij të madh tek homologu amerikan. Me kërkesë të mullahëve në Teheran, Putin e telefonoi Trump-in në ditëlindjen e tij dhe i kërkoi që të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndalur luftën kundër Iranit.
Trump reagoi menjëherë: “Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje” për të ndalur luftimet, shkroi në postimin e tij të së dielës, dhe premtoi: “Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit!’
Megjithatë mbetet e paqartë nëse Izraeli do ta respektojë këtë. Një zëdhënës i ushtrisë i tha BILD se vendi po përballet me një “kërcënim ekzistencial”. Ky kërcënim duhet të eliminohet para se armët të heshtin. (BILD)
Çifutët………………..,.,,
Lajm vk
Ndoshta po rindajne prape interesat. Rusin e lene te livadhise ne stanin e vete. Dhe te tjeret kane dore te lire ne Lindjen e Mesme. Izraeli eshte i varur nga SHBA, pavaresisht se luajne politikisht si ata femijet e fillores. Pra Izraeli nuk e sulmon Iranin pa hyqmin e SHBA dhe ne rast se kesaj te fundit i plotesohen konditat per paqe atehere edhe mund te kemi nje te tille. Por pak e besoj se pa shtypur dhe kokat e fundit rebele ne ato ane veshtire te ket paqe. Vec Evropi po ngel me gisht ne b... si gjithmone.
Putini po shikon çfare po i punon Izraeli (dmth perendimi) Iranit (dmth lindjes). Keshtu do ta pesoje edhe Putini nese guxon ta kruaje me NATO-n (dmth perendimin).
Putana do te jete trembur, thone qe eshte frikacak i madh, si edhe putana i tij, Trapi.