
Në Britaninë e Madhe, të kesh para me shumicë, nuk bëhesh dot as lider partie, dhe as kryeministër. Zgjedhja e djeshme e Liz Tuss si lidere e konservatorëve britanikë dhe kryeministre, e treta femër në këtë detyrë në Britani, duket se vërtetoi këtë hipotezë në një vend demokratik, kur ajo në garën brenda partisë mori gati 20 mijë vota më shumë se ai, edhe pse është më e “varfër” se kandidati Rishi Sunak.
Por, kush është Rishi Sunak?
Eshtë 42 vjeç, dhe ka lindur në Southampton nga dy prindër indianë që erdhën në Britani nga Afrika Lindore. I ati ka qenë doktor, ndërsa e ema kishte në zotërim një farmaci.
Ai u edukua në shkolla private përpara se të ndiqte Oksfordin ku studioi filozofi, politikë dhe ekonomi, degët që zgjidhen për tu ndjekur nga elita politike në Britani. Më vonë fitoi një Master Degree në Universitetin e Stanford në Shtetet e Bashkuara dhe një bursë Fulbright. Në Stanford ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Akshata Murty, vajza e një multimiliarderi indian.
Pas edukimit, Sunak punoi për Goldman Sachs, shumë i rrallë një punësim i tillë për të sapodiplomuarit. Cifti ka një pasuri prej 730 milionë paundësh në 2022, duke i futur në listën e 222 njerëzve më të pasur në Britani sipas Sunday Times. Cifti ka dy vajza.
Sunak hyri në parlament në 2015, dhe votoi për Brexit në 2016. Roli i tij i parë qeveritar erdhi në qeverisjen e Theresa May për qeverisjen vendore.
Karriera e tij pasoi disa skandale në Britani, e sidomos pasi bashkëshortja e tij mbante akoma Green Card kur ai ishte në detyra të rendësishme. Por u përfshinë edhe në skandale për mospagim taksash.
Ndërkohë, nëse brenda Deputetëve të Konservatorëve, Sunak kishte mbështetje të madhe, ai nuk arriti dot të fitojë zemrat e anëtarëve të partisë që do të votonin për kryetar. Deputetët e donin, por partia nuk e preferoi dhe aq.
..... pra eshte jevg dhe bie ere.
Ai humbi se ishte i huaj e jo se nuk pagoje taksa
ahahahhahahahahahhaa, po pse i beni konfuz shqiptart e shkrete, o Mero......Nuk mjaftoi Zeri i Popullit! lol
Është një hap gjigand të arrish aty. Sot ka burra dhe gra politike në Angli që dinë t'ju japin zgjidhjen e shpejtë të problemeve të përgjithshme.
Për fat të keq nuk asnje justifikim tjetër përveçse racizmit të fshehur në prapaskenë. Brits nuk donin evropianët e Europën se nuk durojnë dot supermaci të dikujt se këtë sindrom e kane të vetin. Ky mendoi se u fut në rrethin politik por gabohet Thjesht ka ca lekë. Por atë rreth te padukshëm politik nuk e kalon dot.