Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

21 Janar 2025, 17:52Bota TEMA
Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e

Sikurse bëri gjatë administratës së parë, Trump edhe njëherë tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kërkoi një rishikim të përgjithshëm të shpenzimeve të bëra jashtë shtetit. Të dyja lëvizjet përkojnë me politikën e tij “Amerika e Para”.

Gjatë nënshkrimit të urdhrit, Trump theksoi se OBSH e keqpërdori pandeminë COVID-19 dhe kërkoi pagesa të padrejta nga Shtetet e Bashkuara.

Lëvizja e Trump jo vetëm ndërpret transferimin e fondeve qeveritare amerikane, por edhe çon në riorganizimin e kompanive kontraktore që punojnë me organizatën. Pas këtij vendimi do të ketë një rikthim në SHBA të të gjithë personelit federal dhe kontraktorëve që punojnë me këtë agjenci.

Gjithashtu, urdhri ekzekutiv përmban edhe një kërkesë për të gjetur “partnerë të besueshëm dhe transparentë” për të mbështetur aktivitetet shëndetësore globale që më parë janë mbikëqyrur nga OBSH.

Para se të realizohet tërheqja, SHBA duhet të respektojë një periudhë marrveshjeje për një periudhë njëvjeçare, ku duhet të përmbushë detyrimet financiare ndaj organizatës për vitin aktual fiskal.

Megjithatë, ky urdhër përmend edhe një tjetër aspekt të rëndësishëm: administrata Trump ka theksuar se OBSH nuk ka arritur të realizojë reformat e nevojshme për të menaxhuar krizën globale të shëndetit dhe ka qenë e papërshtatshme në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19, për shkak të ndikimit politik të shteteve anëtare.

Trump gjithashtu ka kritikuar kontributin e pabarabartë të vendeve të ndryshme, duke përmendur Kinën, e cila pavarësisht popullsisë shumë të madhe, paguan disa herë më pak se SHBA-të.

“Ne i paguam 500 milionë dollarë OBSH-së kur unë isha këtu dhe i dhashë fund. Ata donin që ne të ktheheshim. Do të shohim ç’do të ndodhë. Është trishtues fakti se Kina paguan 39 milionë dhe ne 500 milionë, kur Kina është një vend më i madh”, tha Trump.

Shumë shkencëtarë druhen se kjo masë do të sjellë dobësimin e luftës kundër sëmundjeve infektive si HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se ajo do të dobësojë edhe mbrojtjen e botës nga virozat në gjendje të kthehen në pandemi.

21 Komente

  1. .
    .

    Me uljen e investimeve do shtohen semundjet ne bote she shanset per tjeter pandemi

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Trump kerkon te hakmerret ndaj te gjithe atyre kundershtareve qe e hoqen nga Presidenca per mandatin e dyte.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK -ut

        Ç'lidhje ka kush e hoqi per patronazhist bq lushishteje. Pse duhet të vendosë OBSH per shtetet e tjera? Te vendosë çdo qeveri ne vendet përkatëse me votim parlamentare jo burokraci. COVID-i doli hapur që ishte mashtrim

        Përgjigjjuni
        1. B
          BRAVO TRUMP!

          Aresyeja perse Trump po iken nga OBSH eshte se kjo organizate eshte e kontrolluar nga globalistet, ata qe shkaktuan Covid-19, dhe e khtyen boten ne woke dhe sollen jomeritokracine ne shoqerine perendimore. Nga te gjitha qe po ben Trum, shihet qarte qe ai po eliminon wokizmin, po eliminon EDI (barazine, diversitetin, dhe perfshirjen) nga cdo aspekt i shoqerise amerikane. EDI detyronte institucionet e nje vendi (perfshire edhe qeverine) qe te merrte ne pune njerez te rracave te ndryshme, pavaresisht nga meritokracia. Shoqeria filloj te deshtoje sepse njerezit e marre ne pune nga diversiteti nuk kishin nivelin e duhur teknik te benin punet. Vendosi te njohe dy gjini, qe eshtev kunder wokizmit. Ne cdo film amerikan do te shikoje te bardhe, te zinj, indiane, kineze dhe latino. Njerezit nuk duan ti shikojne me keto llojn filmash, qe te bejne per te vjelle. OBSH eshte ktheyr ne nje vegel ne duart e globalisteve, qe ne levizjen e fundit donin t'iu merrnin qeverive te vendeve anetare kontrollin mbi shendetesine.

          Përgjigjjuni
          1. n
            noname

            ti qe flet per meritokraci as ja ke haberin historise se trumpit qe vetem meritokraci ska .....

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tahip Lala

            Sipas ligjëratës je kolegu leshit o profe !

            Përgjigjjuni
        2. P
          Parruca

          Po te paguaje Kina qe gjeneron pandemi me shume se SHBA.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Kjo organizate njihet ne bote ndryshe me inicialet WHO, po ashtu kemi CIA, FBI, SPAK....ORGANIZATA TE RENDESISHME me karakter per te miren e Pjetrit e Vlonjatit apo Rames e Berishes....lol..harrova BBC e CNN, jo, jo Tema ska iniciale ....

            Përgjigjjuni
          2. A
            AGM

            Po, do paguaj me shume se i vjel me shume gjithe botes me dollarin qe kontrollon cdo gje globale, sidomos naften. Amerika ka nevoje per nje leksion por do jete vone kur te kuptoj demet ne ekonomi. Mentaliteti arrogant nuk punon ne kete kohe qe jemi, duhet diplomasi dhe respekt per te tjeret. Pjesa tjeter e botes do mblidhet bashke per ti dhene mesim ketij debili arrogant.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trump ka ikur nga fiqiri

              Vendin e Amerikes do ta zere shpejt Kina ne gjithe organizatat nderkombetare. Terheqja e Amerikes eshte vetevrarese. Kina dhe Rusia ferkojne barkun.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genti

                Kina ska brek ne bythe ti thua Kina do e zevendesoj. Kina nuk jep leke kshu qe futjuni punes ate beni se boll morret ndihma Amerikane e vodhet.

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gaci

                Trumpi genjen sa here hap gojen., dhe te tjeret e degjojne po me goje hapur dhe i shkojne pas si dele.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  noname

                  fiks

                  Përgjigjjuni
                2. l
                  lexuesi

                  Keto organizata te OKB jane kthyer ne sherbim te businessit farmaciotikes kunder shendetit sic eshte rasti i covid virus, qe asnjehere nuk u hetua dhe ata qe e shkatuan jane nen mbrojtje logjore..!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zgjohu Amerike, te duam fort

                    Nje rend boteror me institucione te reja, por pa Ameriken, po duket ne horizont. Ku do shkoje Evropa perendimore?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lala i Lushnjes

                      Europa? Në të sëmës e ne bashkë me të. Me sanksionet kundër Rusisë ia futi vetes.

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      Ziu

                      Shume mire beri. Te mbledhin b...e mos te shpenzojne parate kot.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        Vendet antare duhet te paguajne ne rapport. me popullsine dhe perfitimet

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E verteta

                          OBSH ka ne rregulloren e vete normalizimin e pedofilise. Pedofilet i quajne njerez qe jane te terhequer pas te miturve. Kush nuk beson le te lexoje se aty e keni. Eshte organizate sataniste

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hysen

                            Do dali do hyje prap, kte pune ka ai

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                              Mire ua beri analfabeteve te Leshit organizates terroriste qe vaksinoi popujt me vaksina te pa provuara dhe kan mbush cdo vend vetem me farmaci barna me siguri 0. Bravo Trump

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje