Presidenti rus Vladimir Putin ka ashpërsuar deklaratat e tij mbi konfliktin në Ukrainë gjatë një fjalimi në Bishkek të Kirgistanit, ku ai i cilësoi autoritetet e Kievit si “të paligjshme” dhe, rrjedhimisht, të paafta për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.
Sipas mediave të huaja, Putin tha se draft-plani i propozuar nga Shtetet e Bashkuara mund të shërbejë si bazë për bisedime të ardhshme, por theksoi se ai “ka ende nevojë për punë” përpara se të merret në konsideratë në mënyrë serioze. Ai e lidhur çdo përparim drejt paqes me lëvizjet në front, duke deklaruar se luftimet do të ndalen vetëm nëse forcat ukrainase tërhiqen nga zonat që Moska i konsideron thelbësore. Në të kundërt, sipas tij, Rusia “do t’i arrijë objektivat e saj me forcë”.
Putin përsëriti kërkesën që komuniteti ndërkombëtar të njohë fitimet territoriale të Rusisë në Ukrainë, një vijë e kuqe për Moskën, por e papranueshme për Kievin.
Në deklaratat e tij, ai u shpreh edhe i habitur nga paketat e reja të sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse të naftës, duke i cilësuar ato si veprime që “shkatërrojnë” marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në. Në drejtim të Evropës, Putin paralajmëroi se çdo vendim për të konfiskuar asetet ruse do të përbënte “vjedhje pronësie” dhe do të dëmtonte ndjeshëm sistemin financiar global. Rusia, tha ai, është e gatshme të përgjigjet nëse një hap i tillë ndërmerret.
Megjithatë, ai mohoi kategorikisht se Rusia planifikon të sulmojë Evropën, duke i quajtur pohimet në këtë drejtim “qesharake”.
Deklaratat e presidentit rus vijnë në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje paqeje mbeten të bllokuara nga kërkesat e kundërta të palëve dhe mungesa e një terreni të përbashkët për negociata.
Kete po e lene te vazhdojne luften deri sa te mos jene te zot te cojne broker.Qesharake kur kercenim Evropen.Kercenime behen kur nuk ke fuqi dhe ne fakt jane konsumuar si ne fuqine ushtarake por dhe ate morale
Krininel robqirē.
Putana ben kercenimin nr. 34575332
këto janë kërcëminet e medit!puta ka nja dy më pak!!