Donald Trump ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën ose... të vështirën

27 Nëntor 2025, 12:05Bota TEMA
Donald Trump ultimatum Maduro-s: Ke dy zgjidhje, të lehtën ose...

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Nicolás Maduro-s, duke paralajmëruar se udhëheqësi venezuelas mund të përballet me dy zgjedhje: “rrugën e lehtë” ose “rrugën e vështirë”.

Deklaratat erdhën ndërsa SHBA po zgjerojnë praninë ushtarake në Detin Karaibe, në kuadër të një operacioni që Uashingtoni e paraqet si luftë kundër trafikut të drogës.

Maduro, i veshur me uniformë ushtarake, u tha mbështetësve në Karakas se vendi duhet të jetë gati të mbrojë “çdo pëllëmbë toke” nga çdo agresion i jashtëm, duke e krahasuar situatën me betejat e epokës së Simón Bolívar-it.

Është detyra jonë historike të mbrojmë këtë tokë të bekuar. Unë do të jap gjithçka për fitoren e Venezuelës,” u shpreh Maduro, duke deklaruar se do të mbrojë “qiellin, malet dhe fushat” e vendit.

Nga Air Force One, Trump nuk shpjegoi qartë qëllimin e fushatës katërmujore kundër Venezuelës. Zyrtarisht, operacioni synon frenimin e karteleve të drogës në Amerikën Latine, por shumë analistë besojnë se synimi i vërtetë është largimi i Maduro-s, i akuzuar nga SHBA se ka manipuluar zgjedhjet e vitit të kaluar.

SHBA e ka cilësuar grupin “Cartel of the Suns” si organizatë terroriste, megjithëse ekspertët thonë se ky kartel në formën e pretenduar nuk ekziston.

Ju e dini çfarë është qëllimi,” tha Trump, duke lënë të kuptohej se mund të ketë kontakte të reja me Maduro-n. “Nëse mund t’i zgjidhim gjërat lehtë, aq më mirë. Nëse duhet ndryshe, edhe ajo është në rregull.”

Megjithëse Maduro i sheh kërcënimet amerikane si blof, prania e madhe ushtarake në Karaibe ka ngritur alarmin për mundësinë e goditjeve të para në territorin venezuelas. Analistë të sigurisë paralajmërojnë se çdo sulm ajror edhe nëse synon porte të përfshira në trafikun e drogës mund të mos e rrëzojë regjimin, duke rritur rrezikun që Maduro të dalë më i fuqizuar politikisht.

“Nëse SHBA sulmon dhe Maduro mbijeton, ai do ta quajë veten fitimtar ndaj SHBA-së,” paralajmëron eksperti Douglas Farah, duke shtuar se kjo mund të zgjasë edhe një dekadë të re sundimi autoritar në Venezuelë.

4 Komente

  1. D
    Donald Trappen

    paska nafte Venezuela ?

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Si a Ka Nafte Venezuela???? Ka rezervat me te medha ne Bote

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Kaubojsi Tramp ne serine e ralles te telenoveles "ku ka para ato jane te miat"

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        A e kupton kjo bote Fashiste nji njeri ma i poshter se nji kafshe te kerkoj cmimin e paqes kur nxis luftera dhe bota hesht .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje