
Kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë dhe mund të sigurojnë licencën për mbjelljen e bimës për të paktën 15 vite.
Qeveria ka gati draftin ligjor që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, siç thuhet në këtë projektligj.
Ligji ngre një agjenci që do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet. Brenda kësaj agjencie do të ngrihet një komision me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme.
Subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.
Me të njëjtën licencë mund të mbillet kanabisi deri në 80 hektarë, nëse parcelat janë ngjitur me njëra tjetrën. Nëse nuk janë kufitare, atëherë kërkohet licencë e re.
Europa ka 10-vjet e prodhon dhe e perpunon ne Fabrika duke qit ne Treg produkte qe i sherbejne kurimit e shendetit te njeriut . Edhe ne Shqiperi mundet te ndeertohen te tilla Fabrika dhe kjo ,vec produkteve faramaceotike kurues dhe vajrave e kremrave te ndryshem qe sot perdoren gjeresishte ne Bote .Punesohen shume shqiptare dhe rriten eksportet e vendit . Pra , nji vendim i duhur qe ndihmon qarte ekonomine e bendit