Ra nga kati i tretë, gjendet i vdekur aleati i ngushtë i Vladimir Putin

29 Dhjetor 2023, 12:26Bota TEMA
Ra nga kati i tretë, gjendet i vdekur aleati i ngushtë i Vladimir

Vladimir Egorov, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin, u gjet i vdekur të mërkurën. Përfaqësuesi i Dumës së qytetit Tobolsk Egorov (46), anëtar i partisë në pushtet të Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ra nga dritarja e katit të tretë të një shtëpie në rrugën Kedrovaya në Tobolsk, Tyumen Oblast.

Kjo është e fundit në një varg vdekjesh misterioze që përfshijnë figura të shquara ruse që kur forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën. 72.ru citoi një dëshmitar okular të thoshte se Egorov ra nga dritarja e katit të tretë dhe një tjetër të thoshte se kishte “probleme me zemrën”.

Vitin e kaluar, Egorov u bë një nga përfaqësuesit më të pasur në Tobolsk, me të ardhura prej 9.1 milionë rubla (rreth 100,500 dollarë). Në vitin 2016, ai u dënua me punë në dobi të komunitetit për mos pagesë të qirasë nga një biznesmen pasi i kishte dhënë me qira tokën komunale.

3 Komente

  1. D
    DMK

    Aleati i ngushtë që jetonte 6000km nga Moska nje keshilltar bashkiak që vështirë të ketë bërë të paktën një foto me Putinin në jetën e tij , janë bërë mediat si JOQ

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Ka filluar sezona e ngricave,acarit, ballkonat zënë akull. Nga "pakujdesia"rrëshqasin këmbët dhe bie nga ballkoni.Pra si duket ka filluar sezona e rëximeve nga ballkonat. Fati i mirë që në Shqipëri nuk kemi acar sibirian!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sam DAJ-a

        Tani mo u be e qarte se kush vdes ne Rusi (jo vetem ata aksidentalisht) dhe nga shkaqe natyrale ....hem ... duhet pa tjeter te jete shoku apo shoqja e Putinit dhe eshte pikerisht ai Putini , qe i "vret" !!!! E bene qepaze tavarish Putin ( deri tani duhet te kishte vdekur nja njezet here) por prap se prap nuk po e mundin dot , ç'na polli belaja s'po dim si me e heq qafe .....!!!! Po si nuk po vret veten xhanem , ç'fare kok gdheje qe paska qene .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje