Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord në Itali - Meloni: Ky hap do ta bëjë atë më autonom

23 Mars 2026, 13:00Bota TEMA
Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje

Pjesëmarrja në referendumin për reformën në drejtësi të Italisë ka shënuar nivele historike në ditën e parë të votimit, duke mbërritur në 46,07% deri mbrëmjen e së dielës, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.


Analistët parashikojnë se pjesëmarrja përfundimtare mund të arrijë në 60 apo 65%. Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Italiane të Sindikatave të Punëtorëve, Cisl, Daniela Fumarola, e vlerësoi këtë nivel pjesëmarrjeje si fillimin e një epoke të re dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Vetë kryeministrja Giorgia Meloni publikoi një postim në X ku shihej me fletën e votimit në dorë, shoqëruar me mesazhin: “Gati për të votuar. Mos harroni: ka kohë deri në orën 15:00 sot për të shkuar në qendrat e votimit. Pjesëmarrja është e rëndësishme.

Pjesëmarrja ndryshon në bazë rajonesh: Emilia-Romagna udhëheq me 53,7%, ndërsa qytete si Napoli dhe Palermo kanë nivele më të ulëta votimi me rreth 38%. Qeveria e djathtë e Melonit dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe për të reformuar trupin mbikëqyrës të tyre.

Sipas kryeministres, plani është i domosdoshëm për të garantuar paanshmërinë dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në Itali, i cili po përballet me probleme.

“Ky hap do ta bëjë atë më modern, më meritokratik, më autonom, më të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, të lirë nga kufizimet politike”, tha Meloni në një video të publikuar këtë javë.

Referendumi megjithatë konsiderohet një test politik edhe për vetë ekzekutivin italian, sipas vëzhgimeve ndërkombëtare, pasi shihet jo thjesht si një vendim mbi drejtësinë, por edhe si një sinjal lidhur me ndikimin politik në zgjedhjet e ardhshme.

Një “Jo” e qartë do të ishte një goditje e fortë për Melonin, e cila udhëheq një koalicion të qëndrueshëm qeverisës që nga tetori i vitit 2022. Meloni për çdo rast i ka hedhur poshtë që flasin për dorëheqje nëse planet e saj për reformën në drejtësi nuk kalojnë në këtë referendum.

 

9 Komente

  1. ☆meloni☆

    Ky ligj eshte i domosdoshem pasi mijera italiane apo te huaj kane marre denime te padrejta apo te esagjeruara, duke votuar SI, kjo vlen mbi te gjitha edhe per ato shqiptaret qe jane dergjur ne burgje apo forma te tjera, nje pjese e mire e tyre ne menyre te pa drejte.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Unē votova NO. Drejtēsia duhet te jete autonome dhe jo nen urdherat e politikēs. Ndryshe behen si gjykatat e plepave te non grates.Ndarja è pushteteve , kisht themelor per demokraci te vertetē. Monteskje.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klimax

      Domethënë krahu "SI" kërkon një Drejtësi "autonome", jo të pavarur, ashtu si 100 vite më parë vepruan rrënjët e saj ideologjike!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Ke kuptuar te kunderten, me ligjin aktual mjafton nje denoncim dhe prokurori vendos, gjykata i bashkengjitet denimit nga ana e prokurorit pa u thelluar ne ceshtjen, nje prokuror mund te behet gjykates dhe anasjelltas ndersa me SI prokuroria dhe gjykata ndahen, nuk ka me bashkeveprim mes tyre, behen te pavarura, plus dhe gjera te tjera

        Përgjigjjuni
      2. G
        Ganiu

        Dakord me zellin e stermadh per te Raportuar Lajme me ..."DREJTESI" te cenuar, te munguar apo te paplotesuar edhe nga vendet e Qyteteruara sikurse Italia ne kete rast per tu treguar Shqiptareve Naive dhe syleshe qe ..."SHIHNI O MILET, PROBLEME ME DREJTESINE KA EDHE EVROPI I QYTETERUM, KESHTU QE HIC MOS U SKANDALIZONI ENE BEJENI GJUMIMN SAGLLAM, SE KOMANDANTI MUND TI BJERE DREJTESISE KUR DHE SA HERE TI TEKET ,NE LIGJERATE TE DREJTE APO TE ZHDREJTE, SI MRENA ENE JASHTE PODKASTIT, POR KJO GJE ESHTE NORMALE SEPSE GJITHANDEJ NEPER EVROPE DREJTESIA ESHTE CESHTJE E HAPUR ENE PROBLEMATIKE KESHTU QE EDHE NE SHQIPERI GJITHSHKA QE PO NDODH PAVARESISHT SE DUKET SI PENGESE E GJYQSORIT ESHTE THJESHT OK".Por Te gjithe e dine qe kjo nuk eshte Sidoqofte nje gje duhet te kuptojme ne si popull edhe OPOZITA ne pergjithesi ne SHqiperi.Pushteti nuk rrezohet me fishekzjare neper qepena ditet e pushimeve apo te festavePushteti nuk rrezohet as me Fjalime ne Parlamentin e NIKOS me 5 minuta apo 3 me lejen e NIKOS , .OPOZITA duhet te insistoje dhe te shfrytezoje te gjitha hapesirat kushtetuese qe POPULLI TE SHPREHE ME VOTE PAKENAQSINE, dhe jo njehere ne 4 vjet sepse sa me shume nje pushtet te qendroje ne kembe aq me e sofistikuar behet makineria elektorale dhe manipulimi i Votave, eshte e sigurte qe me harac apo me kerbac edhe zgjedhjet e ardhshme do te kene te njejtin fat si ato te kaluarat.OPOZITA DUHET TE INSISTOJE TEK KULTURA E QEVERISJES ME REFERENDUM, njerezit te ftohen shpesh neper takime elektorale dhe ta shprehin aty PAKENAQSINE E TYRE DHE PO ATY te percohet edhe mendimi iluminist i forcave te reja opozitare qe duan ta bejne kete vend me te mire.Kete na meson REFERENDUMI ITALIAN.POPULLI THIRRET NE APEL , lereni shashkat, apo fishekzjarret THERISNI NJEREZIT NE PROTESTE ME VOTE REFERENDARE, REFERENDUM PER TAKSAT E LARTA,REFERENDUM PER KUFIZIMIN E MANDATEVE , REFERENDUM PER PRIVATIZIMET STRATEGJIKE DHE PRONEN DHE PASURINE PUBLIKE , REFERENDUM PER KONCESIONET,REFERENDUM AUDITIMIN E MIQESIVE PERSONALE TE LIDERAVE ME KETE APO ATE qe nuk Marrin per BAZE INTERESAT E KOMBIT por interesat e INDIVIDEVE.Keshtu protesta e njerezve do te pasqyrohet ne formen me te plote e me te drejte e me demokratike ....KETE NA MESON ITALIA E REFERENDUMIT apo ZVICRA

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Te dhenat e para thon qe Jo ka fituar mbi 53 perqind

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleksander

            Populli ka vendosur.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tafil terfili.

              Do na jet merzit ky corapekuqi...qe sfitoi "po" e shoqes se vet...drejtesia duhet te jet e pavarur...po ktij dhe xhorxhia pjeprit si pelqete kjo...mas italise se formume nga Garibaldi...kjo "Jo"...eshte gjoja mo me Sens qe Kane Bo italiont.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nici

                Pjepnin e kan lane me sgjedh ................. Kuptohet??????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje