
Forcat policore në SHBA vranë të paktën 1 176 njerëz në vitin 2022, mesatarisht më shumë se tre persona në ditë ose pothuajse 100 njerëz në muaj, që përfaqëson një rekord famëkeq që nga fillimi i matjes në vitin 2013, tha organizata Mapping Police Violence.
Pothuajse një e treta e njerëzve vriten për shkak të moszbatimit të ligjit dhe sipas ekspertëve, përdorimi i armëve të zjarrit nga policia në raste të tilla është i tepruar dhe mund të rrezikojë persona të tjerë që ndodhen pranë ngjarjes, raporton Guardian.
Çekuilibri racor vazhdon. Pothuajse një e katërta e të gjithë të vrarëve janë afrikano-amerikanë, edhe pse ata përbëjnë vetëm 13 për qind të popullsisë amerikane.
Të dhënat nga viti 2013 deri në vitin 2022 tregojnë se afrikano-amerikanët kanë tre herë më shumë gjasa të vriten nga policia sesa të bardhët, me një çekuilibër veçanërisht të rëndësishëm në Minneapolis dhe Çikago.
Në maj 2020, Amerika u trondit nga protesta të ashpra në rrugë pas vdekjes së George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vdiq në Minneapolis për shkak të përdorimit të tepruar të forcës nga një oficer policie i bardhë, Derek Chauvin.
Më 7 korrik 2022, Chauvin u dënua me 21 vite burg për këtë krim, por shifrat tregojnë se dhuna policore është ende shumë prezente.
Ndoshta duhen vrare edhe ne shqiperi kriminelet............apo me mire ti mbajme neper rruge dhe ne pushtet, sic i kemi per 30 vjete e kusur! Ne SHBA ka ligj, prandaj vjen gjithe bota, se duan te rrojne te lire nga kriminelat dhe katrahura.
Po pse faj i Policise eshte qe nga rradhet e zezakeve ka me shume kriminele ? Ligji i perdorimit te armeve nga Policia nuk parashikon % te caktuara ne baze te ngjyres. Policet ekzekutojne kriminelin, ky eshte ligji dhe sigurimi i jetes se njerezve te pafajshem dhe qytetareve te ndershem.