Demokratët po mbrojnë presidentin Joe Biden, pas raportit për dokumentet sekrete që ngriti shqetësime për moshën dhe gjendjen e tij mendore. Nën presidentja Kamala Harris e kritikoi ashpër përshkrimin duke e konsideruar “të papërshtatshëm, të pasaktë dhe të paarsyeshëm”. Zoti Biden nuk do të akuzohet për menaxhimin e keq të dokumenteve, por raporti e përkufizoi atë “një të moshuar me vullnet të mirë që po e lë kujtesa”.
Zonja Harris tha se prokurori që përpiloi raportin “ishte qartësisht i përfshirë politikisht”.
Robert Hur, i emëruar nga Donald Trump kur ishte presidentit, është në drejtim të hetimit ndaj kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë. Edhe demokratë të tjerë i konsideruan vlerësimet e raportit të papërshtatshme dhe përtej qëllimit të hetimit. Megjithatë, partia ku bën pjesë dhe Trump po e përdorë atë si motiv për të nisur një betejë të re politike.
Republikanët në Kongresin Amerikan, me anë të Amendamentit 25 të Kushtetutës duan të largojnë Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Amendamenti përcakton pasardhësin e një Presidenti në rast se ai ndërron jetë, ose shkarkohet për paaftësinë e tij, kjo e fundit e proklamuar shpesh nga konservatorët.
Vetë Biden kundërshtoi vlerësimin e raportit për kujtesën e tij, ndërsa kritikoi ashpër prokurorin e posaçëm për ngritjen e dyshimeve se nuk mbante mend ditën e vdekjes së djalit të tij.
Pavarësisht kundërshtimit, presidenti amerikan bëri sërish një lapsus, duke ngatërruar presidentët e Meksikës me të Egjiptit.
Nuk eshte e nevojshme te degjohet xhamajkenia-idiane (jevga qe ben sikur qesh me dhembet po jashte) Karmama Harris faktet e dekomentave sekrete te marra ne shtepi dhe gjendja e renduar shendetsore e Biden Pampersit flasin vete. Cfere eshte politike ketu? Politike eshte mbrojtja qe i behet te semurit me Alzheimer Biden Pampersit qe ecen si manikin dhe rrotollohet si rrota-xjile.
Po kur i mori ai mamiqirsi jot Trump dokumentat sekrete deri ne Florida, ishte ne rregull per ty mo pjatalarsi qe voton qirsin e mamit te vet? O sa kom qesh kur be sum te fusin ty presh. Prape do ju shkerdhejne demokratet. Kete rradhe grate do ju votojne kunder o mamiqire.
O zot...Gjithe ajo Amerike dhe nuk gjen dot nje njeri te afte menderisht per president...Presidenti aktual qe vuan nga demenca...dhe ai i ardhshem psikopat i lindur...Si ka mundesi?S ka logjike qe e shpjegin kete abnormalitet.