
Një rreng në internet ka marrë një faqe interneti të përdorur prej kohësh për të lavdëruar presidentin e ekstremit të djathtë të Brazilit.
Ai e ka kthye atë në një përgënjeshtrim shkatërrues në internet të qeverisë “kloun”, “neo-fashiste”, të Jair Bolsonaro.
Bolsonaro dhe tre djemtë e tij politikanë thuhet se kanë përdorur domenin bolsonaro.com.br si një zëdhënës zyrtar që nga fillimi i viteve 2000.
Por në fillim të këtij muaji, një kundërshtar brazilian me më pak përkrahje për klanin populist arriti të komandonte URL-në, pasi Bolsonaro dështoi të paguante për rinovimin e saj.
Rezultati ishte një fiasko e marrëdhënieve me publikun për nxitësin e turpshëm të Amerikës së Jugut, pasi ish-propaganda e Bolsonaro-s filloi ta portretizonte atë si një gënjeshtar të paaftë, të nënshtruar, dyfytyrësh, të korruptuar dhe tiranik të mbushur me urrejtje.
Një karikaturë tregon një gjarpër që del nga nofullat e lyera me gjak të presidentit brazilian, së bashku me një fragment nga Psalmi 140: “Më shpëto, o Zot, nga njerëzit e këqij… helmi i nepërkave është në buzët e tyre”.
Kurse një parodi e dytë tregon Bolsonaro-n pas hekurave, ku shumë votues të zemëruar besojnë se e meriton për shkak të përgjigjes së tij të dënuar ndërkombëtarisht ndaj një shpërthimi COVID që ka vrarë më shumë se 680 mijë brazilianë.
“Kjo faqe interneti nuk administrohet dhe as nuk i përket familjes Bolsonaro”, thuhet në fund të faqes.
URL-ja e shpronësuar vjen në një kohë të ndjeshme për Bolsonaro-n, për të cilin sondazhet sugjerojnë se do të dështojë të fitojë rizgjedhjen kur 156 milionë brazilianë të zgjedhin liderin e tyre të ardhshëm në pak më shumë se një muaj.
Aktualisht, ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva kryeson në sondazhe me një diferencë prej 12 pikësh dhe ruan kontrollin e faqes së internetit që mban emrin e tij.
Marrë nga “The Guardian”, përkthyer nga “Albanian Post”
joe biden esht kllouni me i madh ne histori e ndjek boris johnson dhe ne fund ky i yni nga surreli
Te gjithe udheheqesit qe kane qene ne qeverisjet e nje shteti kaq te madh si Brazili nuk ka qene asnje ne lartesine e duhur , duke perfshire ketu dhe te majtet Luis de Inasio Lula da Silva , dhe Dilma Rousseff , nuk hariten te plotesonin deshirat e nje populli per te cilen iu besua qeverisja , por ai qe mbart mbi vete karakteristikat me negative te nje presidenti eshte presidenti Bolsonaro ....negativiteti i tij kalon cdo kufij ....diferenca nuk eshte se cfare karakteristika negative do ti gjesh , por cfare pozitive .....nuk e kuptoj se cpane te ky brazilianet ......nga nje here eshte komplet e kuptueshme dhe e volitshme qe populli mos te shikoje te "ty " nje karakteristike pozitive ....por te kete pare kaq shume negativitete te te meparshmit sa qe u jane neveritur......kemi rastin tone me Qeverine Nano 2 , ajo ishte kaq shume e koruptuar sa qe populli haroje me deshire te plote ngjarjet e dhimbshme 1997-tes dhe solli ne qeverisje per se dyti here sharlatanin Berisha ....kaq e thjeshte eshte ...