|
|
|||
![]() |
|||
Rrethimi i Maltës ishte një nga betejat më të rëndësishme në historinë evropiane. Rrethimi i Madh, siç quhet ndonjëherë, ndodhi në vitin 1565 kur Perandoria Osmane pushtoi ishullin, qënë atë kohë kontrollohej nga Knights Hospitalier, ose Kalorësit e Maltës.
Ai ishte fundi i një rivaliteti të gjatë midis një aleance të krishterë dhe Perandorisë Osmane, e cila luftonte për të vënë nën kontroll të gjithë rajonin e Mesdheut. Turgut Reis, një admiral iushtrisë osmane dhe Kalorësit e Maltës, kishin qenë prej kohësh armiq.
Pozicioni i ishullit pranë qendrës së Detit Mesdhe, e bëri atë një objektiv kryesor për Perandorinë Osmane. Nëse osmanët do të mundnin të pushtonin me sukses Maltën, kjo do ta bënte më të lehtë për ta që të merrnin nën kontroll vendet e tjera evropiane përreth ishullit.
Në vitin 1551, Turgut Reis dhe Sinan Pasha, një tjetër admiral osman, pushtuan Maltën për herë të parë. Por pushtimi rezultoi i pasuksesshëm, ndaj ata u detyruan të zhvendosen në ishullin e afërt Gozo. Pas këtyre ngjarjeve, ishulli i Maltës priste një tjetër sulm të menjëhershëm nga Perandoria Osmane.
Ndaj Mjeshtri i Madh, Juan de Homedes, urdhëroi forcimin fortesën Saint Angelo në ishull, si dhe ndërtimin e dy fortesave të reja, Saint Michael dhe Saint Elmo. Vitet në vijim në Maltë ishin relativisht pa ngjarje, por betejat e vazhdueshme mbi kontrollin e Mesdheut vazhduan.
Në orët e para të 18 majit 1565, një pushtim, që më vonë hyri në histori si Rrethimi i Maltës, nisi kur një flotë anijesh osmane mbërriti në ishull dhe u ankorua në portin Marsaxlokk.Barra e mbrojtjes së ishulli ra mbi Kalorësit e Maltës, të udhëhequr nga Jean Parisot de Valette. Mendohet se Kalorësit kishin vetëm 6.100 anëtarë (rreth 500 kalorës dhe 5.600 ushtarë të tjerë të rekrutuar kryesisht nga popullsia malteze dhe ushtritë e tjera nga Spanja dhe Greqia), krahasuar me 48.000 trupat e ushtrisë osmane.
Kur banorët e tjerë të ishullit panë trupat armike, u strehuan në qytetet e fortikuara si Birgu, Isla dhe Mdina. Vendi i parë që u sulmua ishte fortesa Saint Elmo, të cilin pushtuesit turq mendonin se ishte një objektiv i lehtë, pasi kishte më pak mbrojtje.
Por pavarësisht kësaj, u deshën më shumë se 4 javë për ta pushtuar fortesën, dhe gjatë kësaj përpjekje u vranë mijëra ushtarë turq. Të pa dekurajuar, turqit vazhduan ta sulmojnë ishullin dhe filluan sulmet mbi Birgu dhe Isla. Por çdo herë, ata hasën një rezistencë të një niveli shumë më të madh nga sa e prisnin.
Rrethimi zgjati për më shumë se 4 muaj në kushtet e vapës së tmerrshme që e karakterizon stinën e verës në Maltë. Vlerësohet se ushtria osmane humbi rreth 10.000 njerëz gjatë rrethimit. Ndërkohë, u vra rreth 1/3 e popullsisë malteze dhe 500 kalorësit maltezë.
Ajo ishte padyshim një nga betejat më të përgjakshme në histori.
Por sado e pamundur që duket për shkak të çekuilibrit në fuqinë e secilës palë, Perandoria Osmane u mund dhe Malta fitoi. Ajo betejë mbetet një nga ngjarjet më të famshme në histori,dhe shënoi një epokë të re të dominimit spanjoll në Mesdhe.
E para , Malta ishte sulmuar prej disa Vitesh nga Osmanet dhe Kaloresit E ;altes ( qe ishin kryesishte pjes te Kryqezates , ishin shumica Italiane dhe shume pak Spanjoll . "Grek " eshte qesharake ta mendosh si term i panjohur per kohen kur flitet ,qe s'ekzitonte as ne kokat e atyre qe e shpiken si Term . Boll u bete qesharak me kte Term idiote e te paqene ,inekzistent ! ) - Pra , Malta nuk u pushtua dot nga asnji sulm e "Admirali Turk " ( boll me genjeshtra idiotesh o te pafytyre ) pooooooooor nga nji Pasha Shqiptare i cili udhehiqte Floten Turke kunder Kaloresve te Urdhrit te Shenjte ! - Dikur e kam permendur Emrin e Shqiptarit qe pushtoj Malten (ishte nji shqiptare Bektashian i Famshem ne Turqi ) qe ja arriti te ,mposhte Graden e pathyeshme te Kryqezates Italine .( dhe kjo marre nga Historiane Gjermane sa per korrektese ) tani ,per momentin s'me kujtohet emri i Pashait Shqiptare qe pushtoj Malten , por do e gjej patjeter dhe sjell ketu , te cilin Historianet Gjermane ne Historikun e tyre ne TV Arte na e shesin per Grek ! Dhe ktu qendron edhe qesharakja e Fake Historise Europes ,sepse gjithcka eshte Shqiptare e mohojne dhe diku i paraisin si Turq e diku si Grek !!!!!!!!!!!! Cfar pafytyresie , cfar mashtrimi Historik ! Kur dihet tashme ,qe ne Juge te Shqiperise te vetmit qe ishin konvertuar ne Islam ishin Shqiptaret dhe asnji bythe Greqiu . Kaq te pafytre jane Europianet mashtrues ,genjeshtare , tinzare njelloj e me te ndyre se vet turku .
Ne ate Kohe nuk njihej terni Grek o te pafytyre . Faktoheni ! Na jepni nji Harte Mesjetare te kohes qe shkruan ne Harte Greqi dhe percakton ate qe ju (!) quani Greqi . Nuk mundet qe gazeta e Media te perdoret ne menyren me te ulet ,si nji mashtruese ne funksion te Shplarjes se Truri te idiote Grek sepse ne shqipotaret e njohim mire Historine .Si ate te Ballkanit por edhe ate Europiane . Ju rren mendja se po ju beson kush Brockullat e Greqireve te sotem ? hahahahahah o te mjere , komb pa Histori qe mundoheni me trillime e mashtrinee vjedhje te pervetesoni Historine e te tjerve ,per se ? Sepse jeni nji Fake ne cdo Kendeveshtrim Historike . - Malta u Pushtua vetem nga Admirali Shqiptare me Garden Bektashiane te tmerreshme Shqiptare por asnji Turk . Boll mashtruat Boten o te pafytyre ,kaq plehra s'mundet te jeni .
Ka mbetur ende nje lufte qe duhet bere per ta shkermoq shtetin e zi,kriminal,shkaktar nr 1 gjenocideve ne Europen kristiane