Rritet mbështetja e publikut për punën e presidentit Joe Biden

15 Shtator 2022, 20:50Bota TEMA

Rritet mbështetja e publikut për punën e presidentit Joe Biden

Një anketim i ri tregon se mbështetja nga publiku për punën e Presidentit Joe Biden ka filluar të rritet. Ndërsa nuk është e qartë nëse kjo mbështetje do të shndërrohet në vota gjatë zgjedhjeve të Kongresit në nëntor, anketimi gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë.

Anketimi i bërë rishtazi nga Qendra për Studime Publike (NORC) e agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se niveli i miratimit për Presidentin Biden ka filluar të rritet, pas disa muajsh niveli të ulët.

Arsyet për këtë rritje duket se janë disa fitore legjislative të arritura së fundmi.

“Rritja në nivelin e miratimit për Presidentin Biden vjen nga një mbështetje e ripërtërirë nga demokratët, të cilët kanë parë se si Biden ka miratuar legjislacion të rëndësishëm gjatë javëve të fundit për ndryshimin klimatik, armët dhe kujdesin shëndetësor”, thotë Hannah Fingerhut, gazetare e agjensisë së lajmeve Associated Press.

“Me këtë ligj, fitoi populli amerikan dhe humbën interesat e posaçme”, deklaronte Presidenti Biden.

Por, megjithë nivelin më të lartë të mbështetjes, amerikanët janë ende të shqetësuar nga gjendja e ekonomisë.

“Demokratët janë bërë gjithashtu shumë më optimistë për sa i përket gjendjes së ekonomisë dhe përqasjes së Presidentit Biden, megjithëse amerikanët në tërësi vazhdojnë të jenë përgjithësisht pesimistë”, thotë zonja Fingerhut.

Kjo mbështetje e re mund t’u vijë në ndihmë demokratëve gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

“Niveli më i ulët i miratimit në fillim të verës i vështirësoi gjërat për Partinë Demokrate ndërsa po afroheshin zgjedhjet e mesmandatit. Anketimi i ri tregon se demokratët po bashkohen rreth presidentit, dhe kjo është një shenjë e mirë për Partinë Demokrate, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të shndërrohet në vota këtë vjeshtë”, thotë zonja Fingerhut.

4 Komente

  1. L
    Laku

    Ha ha ha,vetem koke kuqi USA I beson keto karlleqe spse kar eshte.Bideni mezi lezon nje fjali keta gazetare kazani vazhdojne ti shplajne trurin njerezve.Tani ka filluar zgjat doren te takoje njerez kur nuk ka asnje njeri afer.As Sali haleja nuk po I pjerdh me jo me te tjeret.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      lak ai jo vetëm që meci lezon një flali,por dhe gasedaritë kacanitvadhdojmëtu zhbëlajnë tratë njurëcve!! ti mos harr të hash mitin e radhës!! hë se të ka bërë mirë që ditën e parë latu!!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arben

      Po cfare keni me presidentin tone more aman! Nuk keni lajme nga Shqiperia? Apo do nderhyni edhe ju ne zgjedhjet tona? Shikoni te punoni te beni Shqiperine se SHBAne e bejme vete.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fukaraji20

        Keto jane lajme nga demokratet e deshperuar qe u qane nga Trump dhe rane ne bresher, ky po i kthen rruget e qyteteve americane si te Kalkutes se Indise me te pastroje, lypes, kriminele e lloj lloj llumrash te tjere……

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje