Sipas një raportimi të Bloomberg, vendosja e papritur e sanksioneve të reja dhe të ashpra nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë ka ardhur si rezultat i një vendimmarrjeje të drejtpërdrejtë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Burime për agjencinë konfirmojnë se Rubio ka anuluar një takim të planifikuar ballë për ballë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas një bisede telefonike mes tyre.
Gjatë bisedës, sipas burimit, është bërë e qartë se Kremlini po përpiqej sërish të ngadalësonte bisedimet për armëpushimin dhe të zvarriste përfundimin e luftës.
Ky zhvillim, sipas Bloomberg, ka përshpejtuar vendimin e Washingtonit për të miratuar menjëherë paketën e re të sanksioneve, të cilat synojnë goditjen e mëtejshme të kapaciteteve financiare dhe industriale të Rusisë.
Rubio eshte antikomunist 24 karat