Një politikane e pavarur ruse, ish-gazetarja Ekaterina Dountsova, e angazhuar për paqen, paraqiti ditën e djeshme (20 Dhjetor) kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të marsit 2024, gjatë të cilave një fitore e re për Vladimir Putin është pothuajse e padyshimtë.
Ajo depozitoi dokumentet e nevojshme në Komisionin Zgjedhor, i cili më pas konfirmoi regjistrimin e tyre.
Por, ky është vetëm hapi i parë, pasi kandidati tani duhet të mbledhë të paktën 300 mijë nënshkrime mbështetjeje, gjë që nuk do të jetë një detyrë e lehtë, raporton Reuters.
Ekaterina Dountsova, 40 vjeçe, tha se kishte gjithmonë një shans 50 me 50. Rizgjedhja e Presidentit rus, Vladimir Putin për një mandat të pestë, megjithatë, është një formalitet, pa toleruar asnjë formë opozitare.
Pothuajse të gjitha figurat kryesore, si aktivisti kundër korrupsionit Alexei Navalny, janë futur në burg ose janë shtyrë në mërgim.
Edhe Ekaterina Dountsova është thirrur nga prokuroria pasi ka bërë të ditur synimin e saj për të kandiduar në zgjedhje.
Në mesazhin e saj, ajo vlerësoi veçanërisht në rrjetet sociale se Rusia po “largohej nga të drejtat dhe liritë, nga dashuria dhe paqja, nga një e ardhme e bukur”, pothuajse dy vjet pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.
E pyetur për frikën e saj në lidhje me sigurinë e saj dhe të njerëzve të saj të dashur, ajo pranoi se kishte “shqetësime” ndërsa kujtoi se ajo që po bën është “e ligjshme”.
”Ne kemi një program mjaft pozitiv, nuk jemi kundër asgjëje, jemi për paqen dhe për proceset demokratike”, shtoi ajo.
Dountsova vlerësoi se ”njerëzit duan alternativë”. Në fund të nëntorit, ajo tha se kishte mbledhur tashmë “më shumë se 10 mijë” nga 300 mijë nënshkrimet e nevojshme.
znj.Ekaterin! Te uroje suksese ne zgjedhje presidenciale te rusis, po kame nje pershtypje jo pozitive per ty si politikane per vet faktin e gjendjes aktuale te rusis, se rusia nuk eshte as gjeorgji, as moldavi, as sllovaki, as slloveni e as kosove qe kane si presidente femra, por edhe kopetencat ne drejtimin e shtetit i kane teje te kufizuara ne krahesim me kopetencat e pres. te rusis. Vetem mos u beje vegel e perendimit si ajo e bjellorusis, se aty ku intereson atyre edhe tre perqind te maresh do bejne gurgulen per ty, qe neser te jesh plasterina e tyre, se sa per demokracin as i behet von...
Nuk e paska vra Putini kte akoma? Pse me eshte krijuar pershtypja qe Putini ha njerez dhe u pi gjakun naten..
Mos u nxito ....do i vije radha dhe kesaj ...ose eshte ndonje truk i Putinit qe ti tregoje Botes qe : ja ketu te ne ka demokraci ....e le deri ne zgjedhje dhe kur mbarojne dhe i fiton Putini ....fillon avazi ..."hidhet "nga dritarja se kish probleme psikologjike ...ose mbytet me gaz helmus ...