Rusia djeg gazin, sanksionet e Perëndimit lënë Moskën pa treg

26 Gusht 2022, 21:00Bota TEMA

Rusia djeg gazin, sanksionet e Perëndimit lënë Moskën pa

Ndërsa në Evropë kostot e energjisë rriten, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror të mbetura stok si pasojë e sanksioneve të Perëndimit, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Ekspertë të cituar nga BBC deklarojnë se, sasia e lëndës djegëse ishte parashikuar të eksportohej në Gjermani dhe theksojnë se asgjësimi tregon se Moska ka mbetur pa treg për hidrokarburet e saj.

Rasti i parë i djegies së gazit është konstatuar në një impiant në kufirin që ndaj Rusinë nga Finlandën, banorët e të cilës konstatuan ditë më parë re të mëdha tymi.

Sipas burimeve të cituara nga rrjeti informativ britanik, në impiantin në fjalë po digjet çdo ditë 4.4 milionë metër kub gaz, me vlerë 10 milionë dollarë.

Sasia në fjalë vjen nga gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 1”, që çon gaz në Gjermani përmes tubacioneve të vendosura nën sipërfaqen detare.

Furnizimet përmes gazsjellësit në fjalë janë ndalur që prej gjysmës së korrikut, me palën ruse që fajëson probleme teknike. Por autoritetet gjermane thonë se bëhet fjalë për një lëvizje politike, si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Nga ana tjetër, djegia e gazit rus ka shqetësuar edhe shkencëtarët, që druhen se volumi i lartë i dioksidit të karbonit që çlirohet prej saj mund të intensifikojë shkrirjen e akujve në Arktik.

3 Komente

  1. M
    Mondi Vlore

    Flasim ne dimer !!

    Përgjigjjuni
    1. i
      iliri

      Shkencetaret e karit , tani iu qethen lesht per ndotjen e djegjes se gazit ?? Tani qe e djeg Rusia ?? Po sikur ta eksportonte Ne Gjermani ?? Finlande ?? Poloni ?? E me gjere ne Europe ?? Apo ato shtete nuk e ndotin ato , ato jane te regullta , kudo qe konsumohet gazi ndot atmosferen dhe me nje rjedhje te llogjikes , shkrien akujt dhe ritet temperatura ne Toke me gjithe pasojat negative , po jo se e djeg Rusia ndotet , ndoshta ndotet , nuk e ve njeri ne dyshim , por ndotet nga te gjithe dhe jo vetem nga ruset .....apo preteksi tja ngulim rusit , Rusia te jape llogari ne OKB per sulmin krejt kriminal ndaj Ukraines , kjo eshte tjeter pune por per ndotjen dihet te vene shpatulla te gjithe shtetet komplet ... keni pyetur sa ndot Kina ?? Po Shtetet e Bashkauara ??? Mbaeni mend kete : Kina do mari ne qaf planetin , pastaj vjen Amerika ...mos u merni vetem me Rusin ......Apo shyqyr qe u martua lala dhe hajde te qim nga nje here te gjithe .....tja rasim rusit dmth ......botim i dobet , dicka desh te shkruante autori dhe u ngaterua ...

      Përgjigjjuni
      1. h
        hiu

        erdhi dimri, europa pa gaz do te thot mbyllje spitalesh shkollash institucionesh dhe biznese, e shkreta europe sa e mbaruar esht

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje