Autoritetet ruse e kanë akuzuar të enjten kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se po ndjek një shteg të “militarizimit”, duke e kualifikuar atë si shqetësim të madh për Moskën zyrtare, ka shkruar Reuters.
Merz, i cili u zgjodh kancelar në muajin maj, ka mbajtur qëndrim të palëkundur sa i përket mbështetjes së Ukrainës, për dallim nga paraardhësi i tij, Olaf Scholz, teksa ka premtuar se do ta rrisë trysninë kundrejt Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ai e kishte vizituar Kievin disa ditë pasi ishte emëruar kancelar, si dhe e ka afirmuar të drejtën e Ukrainës për ta bombarduar Rusinë me raketa që kanë rreze të gjatë veprimi.
Gjatë mandatit të Merzit, Gjermania ka planifikuar të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në 3.5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm deri në vitin 2029.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë gjatë adresimit të saj për gazetarët se Gjermania është duke ndjekur politikë armiqësore karshi Rusisë në vitet e fundit, ndërsa Merzi po e shton dozën e retorikës antiruse “për çdo ditë”.
“Kjo retorikë është duke u bërë gjithnjë e më agresive. Besojmë se kursi që ai ka zgjedhur për të eskaluar marrëdhëniet me Rusinë, paralelisht me militarizimin e detyruar të Gjermanisë, është arsye për t’u shqetësuar, para së gjithash për vetë qytetarët gjermanë”, është shprehur Zakharova.
Rusia po e kerruan bythen me gjethe fiku, deri tani ka perparuar sepse Europa ka luajtur spektatorin pavaresisht degimit te kufizuar te armeve per Ukrainen, por Europa duke pare se Russia ka filluar t’i shtohet oreksi u zgjua qe ne te ardhmen perben nje rrezik te madh per lufte globale…..
Po pse c`pandeh Putini (rrugaci) , do i presin me lule hordhite e muzhikeve ruse ? !