
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih – qytetin e origjinës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas.
Sipas tij, një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.
“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u shkatërruan më shumë se 300 ushtarë ukrainas deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Lini një Përgjigje