Rusia merr tre qytete të tjera, Ukraina: Paqe, vetëm kur të largohet ushtari i fundit rus

26 Tetor 2024, 14:31Bota TEMA
Rusia merr tre qytete të tjera, Ukraina: Paqe, vetëm kur të

Rusia ka arritur që të marrë në kontroll edhe tre vendbanime të tjera në rajonin Donetsk. Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse e mbrojtjes, ndërsa Ukraina raportoi në të njëjtën ditë se luftimet në zonat e vijës së frontit mbetën të ashpra. 

Ndërkohë shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha për mediat në Ukrainë, se një tërheqje e plotë e trupave ruse, dhe jo vetëm bisedimet e paqes, ishin thelbësore për t'i dhënë fund luftës të vendit të tij kundër Moskës.

"Mos prisni që kjo luftë të përfundojë kur palët ndërluftuese të fillojnë të flasin me njëra-tjetrën," i tha Andriy Yermak mediave zvicerane.

"Mos u mashtroni, kjo luftë do të përfundojë kur ushtari i fundit i ushtrisë pushtuese të kthehet në shtëpi."

Një tjetër zonë luftimi mbetet akoma aktive në Kursk, edhe pse Putin e relativizoio forcën ukrainase atje, komandanti i përgjithshëm ukrainas Oleksandr Syrskyi tha në mediat sociale se deklarata ruse nuk pasqyron të vërtetën, duke theksuar se forcat ukrainase janë ende të angazhuara në mënyrë aktive në luftime në rajonin e Kurskut.

Lini një Përgjigje