Rusia ndal furnizimet me gaz në Europë përmes Ukrainës

1 Janar 2025, 11:21Bota TEMA
Rusia ndal furnizimet me gaz në Europë përmes Ukrainës

Gjiganti shtetëror i Rusisë, Gazprom, ka thënë se e ka pezulluar furnizimin e Evropës me gaz përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë, pasi Kievi ka refuzuar të nënshkruajë vazhdimin e kontratës që ka skaduar në fund të vitit 2024, dhe e cila është arritur para se të niste lufta e Moskës kundër Ukrainës.

Ky vendim i Gazpromit, i bërë publik më 1 janar përmes një postimi në Telegram, nuk pritet të shkaktojë probleme të mëdha te konsumatorët evropianë, për shkak të përpjekjeve të tyre afatgjata që t’i shmangen varësisë nga gazi rus.

Sllovakia, Hungaria, Austria, dhe disa vende të Ballkanit kanë vazhduar të blejnë gazin rus përmes Ukrainës – ndonëse të sasi të zvogëluara – edhe pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, Moldavia rrezikohet, meqë një central i madh i saj funksionon me gazin rus. Zyrtarët moldavianë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, pasi është kuptuar se marrëveshja mes Moskës dhe Kievit nuk do të vazhdohet.

Centrali në rajonin e shkëputur, Transdnjestër, e ka ndalur punën më 1 janar, dhe operatori i tij ka bërë të ditur se është detyruar të ndalë ngrohjen dhe furnizimet me ujë të ngrohtë për të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat administrative të rajonit, duke përjashtuar spitalet.

“E kemi ndalur trasitin e gazit rus. Është zhvillim historik”, ka thënë Ministria ukrainase e Energjisë përmes një deklarate.

“Rusia është duke humbur tregje, do të përballet me humbje financiare”.

Gazsjellësi i kohës sovjetike, ka bartur gaz nga Siberia në Sudzha të Ukrainës, dhe ka qenë i vetmi funksional, pas dëmit të gazsjellësit Rrjedha Veriore në fund të vitit 2022.

Puna në një tjetër gazsjellës, që ka bartur gazin nga Rusia në Poloni, përmes Bjellorusisë, është pezulluar, po ashtu, për shkak të nisjes së luftës.

Rusia e ka furnizuar dikur gjysmën e vendeve të Bashkimit Evropian me gaz natyror, mirëpo blloku i ka zvogëluar importet në mënyrë drastike, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Shumë vende evropiane u janë kthyer burimeve alternative, duke përfshirë blerjen e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Norvegjia.

Ministria e Energjisë e Austrisë ka thënë se furnizimet e saj janë të garantuara, falë blerjeve që i ka bërë për rrjedhje të gazit përmes Italisë dhe Gjermanisë.

Sllovakia, kryeministri i së cilës, Robert Fico, e ka bërë një vizitë të pazakonshme në Moskë muajin e kaluar, pritet të mos përballet me ndonjë mungesë, ndonëse zyrtarët sllovakë kanë thënë se furnizimet alternative do të kushtojë 184 milionë dollarë më shumë.

Fico ka thënë se ky hap do të ketë ndikim “drastik” në BE, por jo në Rusi.
Hungaria dhe vendet tjera vazhdojnë të pranojnë gazin rus përmes një gazsjellësi tjetër, TurkStrem, që shtrihet në Detin e Zi.

Vendimi i marrë nga Kievi nënkupton që Ukraina do të humbë rreth 800 milionë dollarë në vit, që i siguronte nga taksat e transitit.

Gazpromi, në anën tjetër, do të humbë rreth 5 miliardë dollarë nga zvogëlimi i shitjes.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

REL

7 Komente

  1. T
    T

    Thoni qe e bllokoi ukraina, e jo rusia.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nuk e bllokoi koqeee!nuk përsëriti kontratën që mbaronte para dy ditësh,31 dhjetor!gati tre vjet rresht ukraina,pavarsisht se ishte e sulmuar nga rusia,nuk e ndërpreu rrjedhjen e gazit rus drejtë europës!!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Ed rroçka

      Pse nuk e jepni lajmin e sakte siçe shte. Ukraina ndalon tranzitin e gazit rus nga territori i saj. Apo sju vjen mire.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        jo mor rroçkë,nga trutë,ukraina nuk e ka ndaluar por thjeshtë nuk ka rifirmosur kontratën që kishte me gazprom!!sidoqoftë,përse të ha palla ty,se europa po ngrin së ftohti??a nuk ishte plani i putës,ky??a nuk të bëhet qefi që po fiton putana o bir putini??pastaj mos vallë nuk po shkon përpara rusia 300% rritje me tendencë për të shkuar në hënë??sidoqoftë gazpromi i putës,nga 80 mld që e fitimin në fund të vitit '21,tashti e ka rritur jashtëzakonisht shumë!këtë vit deklaroi se ka arritur në 10mld!!e shikon,rusia fiton,rusia ka rritje ekonomike nga lart posht,dhe europa jo vetëm që po ha ketra,por dhe nuk ka se ku ti pjekë a zjejë!!lali, përpalse kokën pas muri se ndoshta të del rroçka nga koka!!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fiku i thatë

        Si gjithmonë Tema shtrembëron lajmet sipas propagandës së saj. Si me flamurin e Serbisë në Kuvend Dhe akuzon mediat e tjera për manipulim lajmesh dhe lajme fallco

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          A ju urdhuruan fashistet e perendimit qe te jepni lajme te pa verteta kurse Rusia e nderpreu gazin per ne Evrope JO,JO Gazin e nderpreu Ukraina ,por e verteta dote dali mbi tavoline turp per juve qe shitni genjeshtra.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pravda

            “Igor” adherfia

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje