Rusia ngre bombarduesit strategjikë në ajër, Ukraina i shkatërron 4 aeroporte ushtarake

14 Gusht 2024, 18:29Bota TEMA
Rusia ngre bombarduesit strategjikë në ajër, Ukraina i

Ukraina ka ndërmarrë ditën e sotme një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda territorit të Rusisë, të cilat kanë pasur si objektiv 4 aeroportë ushtarakë, të cilët morën dëmtime të mëdha.

Sipas Reuters, synimi i Ukrainës me këtë sulm ishte të minonte kapacitetet e Rusisë për të përdorur avionët luftarakë për të bombarduar qytetet ukrainase.

Ndërkohë që Moska ka vendosur të ngrejë në fluturim avionët bombardues strategjikë Tu-95MC, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Barenc dhe atij të Norvegjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31. Gjithashtu raportohet se udhëtimi i dy avionëve rusë u shoqërua gjatë gjithë kohës nga larg prej avionëve të aleatëve të NATO.

Teksa trupat ukrainase vijojnë ofensivën këtë herë brenda territorit rus, Kremlini zyrtar nuk hezitoi të akuzonte perëndimin se i ka dhënë leje këtyre inkursioneve banditeske brenda kufirit të Rusisë.

4 Komente

  1. g
    ganiu

    "Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31.", sa të rrosh do mësosh. Të furnizojë një aeroplan gjuajtës, një bombardues strategjik me karburant?! E pa besueshme, ndonjëherë gazetaria e bën të mundurën të pamundur.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taqo Besho

      Hajde karagjoze hajde,po ky eshte bombardues B-52 Amerikan dhe jo bombardues Rus

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Si e quan putin? Sulm banditesk?? Kështu e quajti dhe zelenski sulmin tënd kërmë! Vetë e hape këtë lojë se tu duk vetja trim.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          O Putin , o turidhelper. Po agrsioni yt brenda Ukraines nuk quhet inkursion banditesk?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje