Rusia nuk e pranon masakrën në Bucha: Është provokim

3 Prill 2022, 00:00Bota TEMA

Rusia nuk e pranon masakrën në Bucha: Është provokim

Nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi, masakra në Bucha jo vetëm që nuk pranohet, por cilësohet si një inskenim dhe provokim nga Kievi.

Në bazë të një deklarate për shtyp të lëshuar nga Ministria, për sa kohë forcat ruse kanë qenë nën kontroll të qytetit, asnjë civil nuk është vrarë.

Ndërsa, mbi tërheqjen e trupave ruse, është theksuar se ajo ka ndodhur më 30 mars dhe asnjë ushtar nuk ka mbetur në qytet prej asaj date.

“Ky është veçse lajmi i radhës i rremë nga regjimi në Kiev. Është një provokim nga pala ukrainase”, shkruhet në njoftimin për shtyp.

Mirëpo, nga ana tjetër, duhet nënvizuar edhe fakti se përtej Kievit zyrtar, raportimet për ngjarjet në Bucha kanë ardhur edhe nga media ndëkombëtare si ajo britanike BBC, ku trupa të shtrirë në rrugë të pajetë, janë gjetur nga gazetarët dhe janë dokumentuar.

Po ashtu, në disa vende janë gjetur varre masive të njerëzve, por ende nuk është bërë identifikimi i tyre.

Ndërsa, aktorët ndërkombëtarë, kanë kërkuar doemos një hetim të thelluar dhe të drejtë të ngjarjes së rëndë.

1 Komente

  1. t
    taso kume

    Njesoj si Serbet eshte e njejta race kriminele, krimet e tyre ja adresojne viktimes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje