Stoltenberg: Vrasjet masive të civilëve në Bucha një brutalitet

3 Prill 2022, 16:09Bota TEMA

Stoltenberg: Vrasjet masive të civilëve në Bucha një

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti vdekjet e civilëve në Bucha, një qytet në veriperëndim të Kievit një brutalitet, pas akuzave se ata u ekzekutuan nga forcat ruse në zonë.

“Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten.

Dhe thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë, “i tha ai Dana Bash të CNN në “State of the Union” kur u pyet nëse akti ishte gjenocid.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën.

Stoltenberg tha se pret një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë.

Lini një Përgjigje