
Ukrainasit nuk ndalen në tentativat e tyre për të mbrojtur me çdo kush territoret. Dy ushtarë rusë humbën jetën pasi hëngrën simite të helmuara të mbushura që iu dhanë si ‘dhuratë’ qytetarët ukrainas.
Kështu ka pohuar një agjenci e inteligjencës ukrainase. 28 trupa të tjera ruse janë në kujdes intensiv pas helmimit, ndërkohë që disa qindra të tjerë jamë në gjendje të rëdë pasi kishin pirë alkool të helmuar, që ia kishin dhënë civilët ukrainas.
“Ukrainasit i rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) ‘trajtuan’ rusët e Divizionit të 3-të me byrekë të helmuar.
“Për pasojë, dy pushtues vdiqën menjëherë, 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të 3-të janë në spitale për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli, me origjinë të panjohur”, thuhej në njoftimin e Drejtorisë së Inteligjencës së Ukrainës.
Izium pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme, ndërsa Putini përpiqet dëshpërimisht të ndryshojë fatin e tij pas një fillimi shambolik të pushtimit të tij në Ukrainë, raporton ‘Daily Mail’.
Ky qytet paraqet rëndësi strategjike për Rusinë pasi do t’i lejonte trupat ta përdorin atë si një bazë për sulme të qëndrueshme në Donbas si dhe për rifurnizuar trupat e Putin me qytetin afër kufirit rus. Kontrolli i qytetit do t’i lejonte rusët të koordinoheshin me forcat që luftonin më në jug në rajonin e Donbasit dhe të ndanin frontin lindor dhe të izolonin forcat jugore të Ukrainës nga ato që luftonin në veri.
po prandaj ka civil te vrare se po perdoren keto strategji !
Amon pash zotin se na hapet barkun me.keto lajme. Ne e dime qe prandaj paguheni per dizinformim publiku ose shpelarje Truri. Po ky shtyp qe na tregonte si "vdisni"njerezit NGA virusi duke Rene si miza ne rruge,po ashtu na tregon "heroizma" e Ukrainasve. Jeni bere me keq se filmat e komunizmit,Ku nje komunist me 15 plumba ne trup vazhdonte betejen kunder okupatorit.
Lajm idiot. Duket sikur përhapet qëllimisht për të justifikuar si hakmarrje një përdorim të mundshëm më pas të lëndëve radioaktive nga rusët.
Bëhuni seriozë. Mos lëshoni pordhë me rigon. Me ushqime të helmuar luftohen minjtë, por jo një ushtri e organizuar. Sipas tregimeve, ushtarët gjermanë në Shqipëri, nuk pranonin asnjë ushqim apo pije nga popullata, përveç vezëve...