“Krime të tmerrshme,” bota dënon vrasjen e civilëve nga rusët në periferi të Kievit

3 Prill 2022, 15:37Bota TEMA

“Krime të tmerrshme,” bota dënon vrasjen e civilëve

Bota ka dënuar sot shkatërrimin që ka lënë pas Rusia në periferi të Kievit, Bucha. Liderët botërorë kanë reaguar pas publikimit të pamjeve nga zona e sapoçliruar në Ukrainë, ku trupa të pajetë qëndrojnë prej ditësh nëpër rrugë.

“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje,” tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild.

“Unë mendoj se duhet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE,” shtoi ai.

Ndërsa, në një postim në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehet: “E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet.

“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbajnë përgjegjësi.”

Kujtojmë se raportime të shumta për dhunën ruse kundër civilëve po vijnë nga nga Bucha, zonë në periferi të Kievit. Sipas disa deklaratave të pakonfirmuara nga zyrtarët ukrainas qyteti është detyruar të varrosë 280 njerëz në varre masive. 

4 Komente

  1. A
    Alex

    Po tregojani ketij sholzit dhe kete lajm qe po mediat e kane publikuar dhe natyrshem vjen dhe pergjigja ! http://www.panorama.com.al/ukrainasit-vrasin-ushtaret-ruse-me-byreke-te-helmuar-dy-prej-tyre-gjejne-vdekjen-28-te-tjere-shtrohen-ne-spital/

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilio

      A ta pallofte Russia plalen mor kopil, meqe e paske kaq per zemer.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pravda

        Alex Xinxa, po ngatarron karin me dollarin. Civilet nuk jane njesoj me ushtaraket ne lufte o bythqir i rusit, po per ju njesoj eshte, ushtare, gra e femije, mjafton te jene ukrainas

        Përgjigjjuni
      2. i
        illyrian

        Kane serbet qe janë shume dakord me atë qe kane bere ruset sepse ashtu kane bere dhe vet aty ku kane pushtuar...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje