Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve të reja masive gjatë natës në disa rajone të Ukrainës.
Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë nga fjalët në veprime. Rusët, shkroi presidenti ukrainas në një postim në Telegram, lëshuan "gati 540 dronë, tetë raketa balistike dhe 37 raketa të tjera".
Ai tha se në Zaporizhzhia u godit një ndërtesë banimi 5 katëshe, ku humbi jetën një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, duke shtuar se nga sulmet u prekën edhe Volyn, Dnipro, Donetsk, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Ivano-Frankivsk, Kiev, Rivne, Sumy, Kharkiv, Khmelnytskyi, Cherkasy, Chernivtsi, Chernihiv.
"Ne pamë reagimin e botës ndaj bombardimeve të mëparshme. Por tani, me Rusinë që demonstron përsëri se nuk i interesojnë fjalët, ne po mbështetemi në veprime konkrete", shtoi Zelensky.
gezohem kur vriten me njeri tjetrin sllavet.
Ashtu siç e ke zemrën do të gjejë, o Dekar, do vriten fëmijët e tu me njeri tjetrin, të gëzohesh për vdekjen e kujtdo qoftë veç njeri s'mund të jesh!
Zelooo. Eshte hapur Kutia e Pandores dhe nuk mbyllet dot me... Kurajo !
Derri Putko sjelli fatkeqësi gjithandej.