Rusia s’i ndal bombardimet ndaj Ukrainës, tre të vrarë dhe 29 të plagosur

26 Tetor 2025, 09:40Bota TEMA
Rusia s’i ndal bombardimet ndaj Ukrainës, tre të vrarë dhe

Tre persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron nga Rusia mbi kryeqytetin ukrainas gjatë natës së 26 tetorit, raporton kryebashkiaku i Kyivit, Vitali Klitschko si dhe shërbimet emergjente.

Sipas raportimeve, dronët goditën një ndërtesë banimi 9-katëshe, duke prekur katin e dytë dhe duke shkaktuar zjarr në disa apartamente. U godit edhe një ndërtesë 16-katëshe.

Ky sulm është pjesë e një valë të re sulmesh ruse mbi Ukrainën, ku gjatë fundjavës janë përdorur 71 dronë dhe raketa.

Mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të shkatërrojë ose neutralizojë 50 dronë dhe katër raketa balistike.

Që nga fillimi i këtij viti, Rusia ka sulmuar Ukrainën me rreth 770 raketa balistike dhe më shumë se 50 raketa Kinzhal.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar përsëri ndihmë nga aleatët për furnizim me raketa Patriot dhe ka njoftuar se Ukraina pritet të marrë 150 avionë luftarakë Gripen nga Suedia.

Ky sulm vjen në një kohë kur diplomacia për një zgjidhje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e tensionuar.

Vlen të theksohet se sot, 26 tetor, Rusia ka prezantuar edhe raketën e saj bërthamore, që Vladimir Putin e cilëson “të pathyeshme”.

Lini një Përgjigje