Rusia premton hakmarrje për vrasjen e vajzës së “Rasputinit” të Putin

22 Gusht 2022, 10:16Bota TEMA

Rusia premton hakmarrje për vrasjen e vajzës së

Rusia reagoi ashpër për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën vajza e “Rasputinit” të Putin, duke u shprehur se Aleksandër Dugin dhe e bija kishin marrë kërcënime me vdekje nga nacionalistët ukrainas, përpara se t’i bëhej atentat me bombë në mes të Moskës.


Për këtë arsye, shumë drejtues të lartë pranë Putin, kërkuan hakmarrje për këtë atentat për të cilin akuzojnë se fshihet Kievi.


Ultranacionalisti dhe fashisti Alexander Dugin, i cili ka fantazi për rindërtimin e një perandorie të re nga Europa në Azi, u dërgua në spital pasi vajza e tij 35-vjeçare Dariya Dugina, u vra në sulmin me bombë ku mendohet se ishte ai objektiv.


Ai ishte duke udhëtuar në një autostradë pranë fshatit Bolshiye Vyazyomy, në rrethinat e kryeqytetit, por vendosi të përdorte një makinë tjetër, duke shmangur vdekje vetëm me fat.


Hetuesi konfirmuan se poshtë makinës Toyota Land Cruiser që drejtonte Dariya Dugina ishte vendosur një sasi e madhe lënde shpërthyese.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mohoi përfshirjen e Ukrainës në këtë ngjarje të rëndë, duke shtuar se vendi i tij nuk është një shtet kriminal si Rusia.

4 Komente

  1. U
    Uran Marku

    Rast kerkonin ruset , dhe eshte rast i perkryer te justifikosh krimet .....vec te mos harojne qe te gjitha ketu paguen ....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      këta nuk kërkojnë rast uran!! këta i krijojnë vetë rastet!! të paktën putan ak amësuar shumë nga koha e dinamitit të vendosur në moskë në dy pallate!! atje vrau "një hale" me rusë,sot vrau vetëm një vajzë tarrallake të një gomari rus!! ky është përparim në vendim!!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Shpërthime të tilla ndodhin ç'do ditë te ne.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacaku

        vertet ndodhin ??? Jemi te pafat ama , nuk te vene dhe ty nje bombe , do shpetojme te lexojme karlliqet e nje paranoiaku .....dylber

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje