
Prodhuesi rus i gazit, Gazprom vijon të furnizojë Europën me gaz natyror përmes territorit të Ukrainës.
Përmes një deklarate, kompania njoftoi se ky furnizim po zhvillohet në përputhje me kërkesat e konsumatorëve evropianë. Kërkesat ishin 57.2 milionë metra kub vetëm për ditën e sotme, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.
Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Evropa nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse.
Ai paralajmëroi për pasoja ekonomike jashtëzakonisht të dhimbshme nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin me naftën dhe gazin rus.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje vendeve europiane për embargo ndaj importeve që vijnë Rusia.
Po mire more keta patriotet ukrainas nuk kane tritol? Po çar qenka kjo pune ? Me parate e gazit Putini financon luften kundra Ukraines dhe keta nuk i vene tritolin tubave por e lene qe te siguroje para duke kaluar permes Ukraines?! Dhe pastaj Zelenckij thote "mos blini gaz rus" . Po ti vete e ke ne dore more Zelenckij futi nje tritol dhe ja ku ja preve parate Putinit..! Se me thene te drejten keta perendimoret jane gallate e madhe . Nga njera ane i japin arme Zelenckijt qe te luftoje kundra Putinit nga ana tjeter i japin para Putinit qe te vazhdoje te sulmoje Zelenckijn.!