“Sa qesharake”, Kryeparlamentari iranian ironizon Trump: Na ka mundur 9 herë në dy javë

15 Mars 2026, 16:40Bota TEMA
“Sa qesharake”, Kryeparlamentari iranian ironizon Trump: Na ka

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka ironizuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të e kanë mposhtur Iranin.

Në një reagim në rrjetin social X, Ghalibaf tha se Trump “ka pretenduar se na ka ‘mundur’ nëntë herë gjatë dy javëve të fundit”, duke shtuar: “Sa qesharake!”.

Nuk është e qartë se cilave deklarata i referohej saktësisht zyrtari iranian, por Trump ka pohuar disa herë se SHBA-të po e fitojnë përballjen me Iranin.

Një ditë më parë, Trump shkroi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”. Në një tjetër postim ai shtoi se Irani është “plotësisht i mundur dhe kërkon një marrëveshje”, por theksoi se nuk do të pranonte një marrëveshje të tillë.

2 Komente

  1. I
    I hanë brirët këtij cjapi

    Çojini një bumje amerikane këtij qeni që leh.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Iran from islam

      Ja edhe nje tjeter i vdekur qe ecen!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje