Sekretari i Përgjithshëm i OKB përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, Guterres thirrje palëve: Përmbajuni kushteve

8 Prill 2026, 08:15Bota TEMA
Sekretari i Përgjithshëm i OKB përshëndet armëpushimin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka mirëpritur arritjen e armëpushimit dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit.

Ai u ka bërë trhirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të përmbushin detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit në mënyrë që të hapet rruga drejt paqes së qendrueshme dhe gjithpërfshirëse.

“Ai u bën thirrje të gjitha palëve në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme që të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit në mënyrë që të hapet rruga drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”, thuhet në deklaratë.

Guterres shprehu vlerësim të sinqertë për përpjekjet e Pakistanit dhe vendeve të tjera në lehtësimin e armëpushimit. /RTSH

2 Komente

  1. X
    Xha Jaho

    Po drejtoju atij qe vazhdon luften akoma e si rri bytha rehat, pasi edhe Libani ishte perfshire ne kete marveshje Po lufta atje vazhdon.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje Hezbollahut

      Lufta do vazhdoje derisa terroristet islamike te Hezbollahut te eleminohen!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje