U rrëmbye disa ditë më parë në Bagdad, lirohet gazetarja amerikane e luftës

7 Prill 2026, 22:35Bota TEMA
U rrëmbye disa ditë më parë në Bagdad, lirohet

Kataib Hezbollah deklaroi se lirimi i Kittleson u bë “si shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit irakian dhe theksoi se gazetari duhet të largohet menjëherë nga Iraku.

Sipas zyrtarëve, 49-vjeçarja u lirua në këmbim të disa prej të burgosurve të grupit. Një zyrtar sigurie nga grupi, i mbështetur nga Irani, shtoi se “kjo iniciativë nuk do të përsëritet në të ardhmen”.

Shelly Kittleson, me origjinë nga Wisconsin, është një gazetare e pavarur që bashkëpunon me media ndërkombëtare dhe italiane, përfshirë Il Foglio dhe Ansa.

Për 15 vjet ajo ka mbuluar konfliktet në Lindjen e Mesme, duke raportuar nga zonat e luftës në Irak, Siri dhe Afganistan.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Ja sa i dobet eshte perendimi ndaj shtetit islamik sa i perket veshjes se grave ,nese ata kerkojne qe sejcila grua nga perendimi te veshet si duan ata te njejten duhet qe perendimi tju vendos grave te atyre vendeve qe te veshen si ne Evrope ose mos ju lejojn hyrjen ne perendim .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igorovices me car turinjve

      Perendimi eshte i zgjuar, jo i dobet. Popullsia po plaket dhe po tkurrret. Po nuk u erdhen keto me shamia qe pjellin nga 4.5.6 femije , nuk ka kush e lkap me lopaten.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje