Sekretari Rubio: Mund t'i bashkohem bisedimeve për Ukrainën këtë fundjavë në Miami

20 Dhjetor 2025, 08:08Bota TEMA
Sekretari Rubio: Mund t'i bashkohem bisedimeve për Ukrainën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se mund t’i bashkohet bisedimeve midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë për Ukrainën këtë fundjavë.

Sipas mediave të huaja, komentet Rubio i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku foli rreth diskutimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga Reuters, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, planifikojnë të takohen me një delegacion rus në Miami këtë fundjavë.

E gjitha kjo me shpresën për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Pra Rubio tha se atyre mund t’u bashkohet edhe ai vetë.

Lini një Përgjigje