Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

31 Janar 2026, 12:11Bota TEMA
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda

Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar një pjesë të dosjes së madhe të Jeffrey Epstein, duke përfshirë mesazhe dhe email-e që lidhen me figura të njohura si Bill Gates, Elon Musk dhe Kimbal Musk.

Dokumentet u publikuan më shumë se një muaj pas afatit të caktuar ligjor të 19 dhjetorit 2025 dhe janë pjesë e një arkivi prej disa miliona faqesh.


Sipas një email-i të zbuluar, Epstein pretendon se Bill Gates kishte kërkuar ndihmë për të fshehur një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga bashkëshortja e tij, Melinda, pas marrëdhënieve intime me vajza ruse. Një përfaqësues i Gates e quajti këtë pretendim “plotësisht të pavërtetë dhe absurd” dhe theksoi se dokumentet tregojnë vetëm frustrimin e Epstein për mungesën e një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates dhe përpjekjet e tij për ta diskredituar.

Po ashtu, dokumentet tregojnë komunikime të Elon Musk me Epstein gjatë viteve, edhe pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008 për akte të prostitucionit me të mitura.


Në dhjetor 2012, Musk shkruante se dëshironte të merrte pjesë në një festë në St. Barts ose në një tjetër vend dhe Epstein i përgjigjej duke përmendur zonën e tij private.

1 vit më vonë, Musk pyeste përsëri për një vizitë të mundshme në ishull, por Epstein e anuloi vizitën duke thënë se do të qëndronte në New York. Musk ka pohuar më parë se nuk e njihte mirë Epstein dhe kishte shkuar vetëm një herë në shtëpinë e tij në Manhattan.

Edhe Kimbal Musk, vëllai i Elon, duket se ka shkëmbyer email-e me Epstein dhe bashkëpunëtorin e tij, Boris Nikolic, në vitin 2012.

Në një mesazh, Kimbal e falënderonte për prezantimin me një grua të quajtur Jennifer dhe paralajmërohej që të kujdesej për të, pasi Epstein ishte shumë “protektiv” ndaj vajzave dhe miqve të tij.


Ndër të përmendurit në dosje është edhe Howard Lutnick, sekretar amerikan i tregtisë.

Email-et tregojnë se ai diskutoi mundësinë e një dreke në ishullin e Epstein në Karaibe, por një përfaqësues i Departamentit të Tregtisë tha se Lutnick kishte pasur vetëm pak kontakte me Epstein në praninë e bashkëshortes së tij dhe nuk ishte akuzuar për ndonjë vepër penale.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka rikthyer vëmendjen tek rrjeti i kontakteve të Epstein me figura të fuqishme dhe të pasura, duke shtuar debatet për mënyrën se si administrata Trump menaxhoi dosjen dhe për përmbajtjen që ende mbetet e fshehur nga publiku./FT

 

7 Komente

  1. T
    Turi

    Po keta te majtet sikur thane qe Trumpi eshte ne dosje dhe dolen vete tani.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po ramsi kur del?

      Shhh se pritet te dali ramsi pak me vone.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pedot e djathte

        Po ca te majtet o degjenrata? Po ca kujton ti o debil se i mbajten kaq gjate dosjet qe te nxirrnin Trampin? Kaq te trashe jeni njerez qe mbroni pedofila te semure?

        Përgjigjjuni
      2. V
        VOLLODJA

        KY gangua SHKONTE vetem me Ruse sepse zezaket orangutangue nuk I pelqenin

        Përgjigjjuni
        1. V
          VOLLODJA

          KY gangua SHKONTE vetem me Ruse sepse zezaket orangutangue nuk I pelqenin

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kuqoja

            Po këta te mjaftit tonë do dalin gjë, sepse dhe këta visheshin si prostituta për ambasadorët

            Përgjigjjuni
            1. t
              trimi

              po ca presin keto qe te dalin pedofilet sitramp e mask dhe te thone qe jemi pepofil .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje